Një pafundësi njerëzish në homazhet për Kadarenë
Mbase 10 përqind mund ta kenë lexuar gjithë veprën e tij..mbase..
Të tjerët e kanë parë lajm, kur kishte panaire libri.
Homazh të palexuarish. Më shumë anonte nga një panair analfabetësh elitarë, si ambulanca skrap që u përpoq ta dërgonte në spital, për një mundësi më shumë..
Ambulanca rrangallë ishte Rama
Korsia e emergjencës e munguar ishte Rama
Dhunuesi i fjalës dhe i heshtjes ishte Rama.
Plaçkitësi i vdekjes, ditën e fundit të Kadaresë jetëshuar, ai që u përpoq të ishte Ismail i gjallë, ishte Rama. Llomotito gjatë, duke lajmëruar një varrim të dytë, ky varrimtar i Shqipërisë.
Ai që mjekëron si Ismail Qemali u rrek sot, në këndim me një letër, të shitej si klon, si Ismail Kadare.
Njerëzia e dinë kush ecën i vdekur e kush në amëshim rron.
Zoti të marroftë, siç të ka çmendur..
Basir Çollaku/ Nuk bëhesh Ismail, me një mjekër e një letër..

Leave a comment Leave a comment