Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit, kryebashkiakun socialist, të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Në bazë të informacioneve që disponon Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pretendon se Tonin Marinaj,është dënuar nga gjykata italiane, si kreu i një organizate kriminale, që ka operuar në fushën e narkotikëve. Në kërkesën që mban firmën e kreu të grupit parlamnetar të PD, Gazment Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë demokratë, opozita I kërkon prokruorisë të veriifkojë, informacionet, duke theksuar se kryebashkiaku socialist, ëhstë në kushtet e ndalimit, për tu zgjehdur dhe kandiduar në funksione publike.
Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë public.Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme. Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1966, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.
Më tej grupi parlamentar i PD, ndalet në episode konkrete,të hetimeve që ka zhvilluar prokuroria e antimafias në Firenzë, e cila përshkruan episode konkrete, qe faktojnë se Tonin Marinaj, ishe në krye të organizatës kriminale që drejtonte importin dhe shpërndarjen e mariuanes në territorin Italian.
Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar edhe referrimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimtari të tjera kriminale.
Në qoftëse partia demokratike ka prova të pakontestueshme për kryetarin e bashkisë Maksi e madhe për grup të strukturuar kriminal prokuroria e posacshme mos të merret me liderin e opozitës por të merret me njerzit e futur nga një kryeministër bandit që mbushi Shqipërinë dhe parlamentin me njerëz të drogës dhe nuk ka as turpe dhe nuk jep dorëheqjen moster