Kjo është shëndetësia jonë, si në këtë foto që shoqëron shkrimin
Duhet të kesh guxim të madh të flasësh për të.
Ka një histori…që ka ecur bashkë me jetën njerëzore dhe e ka mbajtur atë në këmbë.
Njerëz që kanë studjuar, kanë punuar, kanë eksperimentuar e shpëtuar jetë njerzore në periudha dhe sisteme të ndryshme.
Nuk është vënë ndonjëherë në dyshim as dinjiteti i mjekëve dhe as i pacientëve.
Nuk kanë bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por janë zgjuar dhe rënë në gjumë me mëndjen tek i sëmuri. Dashuria për njerzit dhe respekti për pacientin dhe jetën e tij janë sublime kur vendos të punosh në shëndetësi.
Ka plot mjek e infermier të till edhe sot.
Por çfarë ka ndodhur vallë ?
Këtyre historive të dhimbshme të sëmurëve me kancer që vdesin edhe pse shitën shtëpitë, mund t’u vëj përbri edhe sakrificat e shëmbullin e shumë të tjerëve që shpëtuan dhe janë gjallë. Por kjo vlen vetëm për t’na dhënë forcë e besim.
Sistemi që ne kemi nuk ka në qëndër pacientin, respektin dhe dinjitetin e tij. Menaxhimi i financave dhe burimeve njerzore, i kanë në dorë, në shumicën e rasteve, mëndje djallëzore, që e shohin pacientin si viktimë dhe sistemin si mjet përfitimi.
Është e vështirë o vlla t’i thyesh këta, sepse edhe kur gjërat duken qartë, nuk kanë sy ti shohin.
Megjithatë duhet filluar…dhe jo me neveri, por me dashuri…
Harrojmë që vetëm një jetë kemi.