NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    4 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    1 week ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Parlament/ Noka: Në batërdinë e shëndetësisë ka një përgjegjës, ai është Edi Rama dhe çeta e hajdutëve!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
Të tjera
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
Të tjera
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
Të tjera
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Parlament/ Noka: Në batërdinë e shëndetësisë ka një përgjegjës, ai është Edi Rama dhe çeta e hajdutëve!

Neutrale
Last updated: 2024/06/27 at 1:10 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në sallën e parlamentit për skandalin tek Onkologjiku, është shprehur se për këtë situatë ka vetëm një përgjegjës, që është Edi Rama dhe çeta e tij e hajdutëve.

Fjala në Kuvend

Jemi më të mirët, kemi dhe përvojë tha dje sulltani i këtyre që janë majtas.

Po, po, më të mirët në vjedhje, dhe keni goxha përvojë sa keni shkuar tek vjedhja 100 për qind.

Edhe ajo që ndodhi tek onkologjiku nuk ishte as rastësi, as spontane. Kështu funksioni ju.

Ndaj është krejt e natyrshme, dhe e kuptueshme revolta dhe zemërimi si dhe neveria që kanë shkaktuar në publik episodet e onkologjikut.

Unë jam mjek që kam punuar tek onkologjiku dhe i kam koleg të gjithë ata. Ndjej keqardhje dhe dhimbje, por kushdo që ndot bluzën e bardhë drejtësia të veprojë mbi të.

Ama të kemi parasysh një gjë. Në këtë atmosferë ne duhet të jemi të kthjellët dhe të bëjmë një analizë.

Edhe dje kur tek onkologjiku kishte rënë bomba, qytetarëve u është shërbyer nga mjekët dhe stafi mjekësor. Edhe dje qindra pacientë janë vizituar, kanë kryer seancat që duhet. Mjekët më të keqpaguarit e Europës kanë punuar dhe punojnë me shërbim për tu shërbyer dhe për tu ardhur në ndihmë pacientëve. Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë.

Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, kurrë nuk duhet të ngrejmë histeri kolektive kundër mjekëve.

Por kjo gjë e gjitha ka një burim; propagandën e qeverisë për të shpëtuar nga burimi i të keqes edhe tek onkologjiku, tek sistemi shëndetësor dhe çdo sistem tjetër në Shqipëri. E gjitha kjo bëhet me regji, që nesër Rama të ju thotë shqiptarëve të lodhur, të sfilitur, të vjedhur dhe të rraskapitur me shëndetësinë falas të tij, të thotë ja, fajtorët nuk jemi ne, por janë mjekët. Ata i hanë kumbullat pas shpine kryeministrit.

E gjitha kjo ka një qëllim, të spostohet vëmendja nga batërdia e vërtetë e qeverisë dhe të vihen nën akuzë të gjithë mjekët. Ka mjek që e ndyjnë bluzën e bardhë dhe e shkelin betimin e Hipokratit.

Por tenderomania e shëndetësisë, e ka shkatërruar shëndetësinë sepse është vjedhur çdo para publike dhe spitalet shqiptare sot janë ditën më të zezë, të vetmit që janë brenda atyre karakatinave janë mjekët dhe personeli shëndetësor.

Në çdo spital ka mangësi me medikamente, ka probleme të rënduara me aspektin e imazherisë.

E mbani mend Ramën ku prezantoi akseleratorin dhe skandali i para pak ditëve nxori në dritë se ai akselerator kishte 4 vjet që rrinte aty dhe nuk vihej në punë. Kjo sepse dikush nga këta të pushtetit, bën biznes privat, dhe ka aparat kobalti privat.

Duhet të kemi një gjë parasysh. Po spitalet që po mbyllen në gjithë Shqipërinë, a e kanë fajin mjekët.

Isha në Has para ca ditësh, a e dini se çfarë ndodhte?

Po mbyllej spitali i Hasit. Po mbyllen spitalet në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Shumica e spitaleve nëpër Shqipëri janë han ku flenë pacientët. Peshku qelbet nga koka, Ali Baba dhe 40 hajdutët janë përgjegjës për gjithçka dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët.

Në të gjithë këtë batërdi të shëndetësisë, ka një përgjegjës dhe është Edi Rama dhe çeta e hajdutëve.

Sa herë që një njeri ka një hall, që një familjar nuk do të gjejë medikamentet jetike, nuk do të ketë mundësi të bëjë një skaner apo rezonancë, duhet që ju qytetarë të keni parasysh këto fytyra që rreshtohen këtu.

Këta ua pamundësojnë, këta ua vjedhin paratë dhe taksat tuaja, dhe jo mjekët.

Jam i bindur se vetëm këta janë të kënaqur nga shpërthimi i këtij skandali, sepse në publik këta janë të lumtur se dolën armiqtë dhe u fshehën armiqtë e vërtetë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Kjo është politika perverse që sulltan Surreli dhe çeta e hajdutëve këtu mbrapa kanë ndjekur që prej ditësh së parë që kanë marrë pushtetin.

E mbani mend sulltan Surrelin, të tjerët e kishin fajin. Edhe kur ishte kryetar bashkie e përmbyti Tiranën, e ka bë ministër atë që përmbyti Tiranën. Por fajin jo, fajin e kishin të tjerët.

Edhe tani për kanabizimin, kriminalizimin, drogën, korrupsionin nuk kanë fajin këta. Propaganda e regjimit fjalin e nxjerr tek qytetari, mjeku, mësuesi, bujku, i papuni, pensionisti, por kurrë propaganda nuk e pranon që faji është këtu.

Paratë tuaja shqiptarë i vjedhin këta këtu, ja ku i keni. Ndaj ky gjithmonë opozita e ngre zërin, sepse të vërtetën nuk e thotë propaganda qeveritare, por opozita. Ndaj ky shfryn mllef ndaj opozitës se është mësuar të fajësojë të tjerët.

Vjedh vetë, vjedh çeta e hajdutëve të Ali Babës, por fajin e kanë ata që ngrejnë gishtin.

Ndaj dhe drejtësinë kështu e ka orientuar tani, sepse ky është mësuar të mos mbajë asnjëherë përgjegjësi për vjedhjet që ka kryer ai dhe banda e tij.

Po të mos vidhte me Vilma Nushin, paratë e koncesionit të check up, onkologjiku do të kishte pajisjet më moderne të mundshme.

Edi Rama e çeta e hajdutëve e dinë shumë mirë gjendjen në shëndetësi, kanë pasur informacion se ata janë shkaktarët e saj, por nuk kanë reaguar. E dini pse nuk e kanë bërë? Sepse kështu vjedhin më shumë dhe e drejtojnë gishtin ndaj mjekëve.

Prandaj në 11 vite prioriteti i Ramës nuk ka qenë shëndeti i shqiptarëve, jo, kanë qenë koncesionet për të vjedhur, fasadat, dhe mbi të gjitha propaganda.

Koha po ja nxjerr bojën edhe fasadës edhe propagandës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
1 Comment 1 Comment
  • Flora keci says:
    June 28, 2024 at 8:37 am

    Zoti Noka mirdita së pari faleminderit për reagimin tuaj në çdo moment turpe për mazhorancën që thonë jemi me të mirët për çfarë për gënjeshtra pa funde për lidhje me vjedhjet që s’u ngopen ndonjëher si le ipardin dhe tani i plasi skandali onkologjikut apo në lidhje me krimin që mbushen parlamentin me kriminelet apo që mban të izoluar liderin e opozitës në bashkëpunim me spaku të mbushur me njerëz të dyshimte apo me Meg gonigal apo coldean po na tregojnë dhe njëher kohën e errët të diktaturës si në Rusi me liderin e opozitës turpe Zoti Noka kërkoj nga opozita urgjentishte të kërkoj dorëheqjen kësaj qeverie

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
24 minutes ago
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
51 minutes ago
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
2 hours ago
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
3 hours ago
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
3 hours ago

Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme

Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!

“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?