Rama sot ka thënë”Çdo vendim qeverie, institucioni, çdo marrëveshje që nuk është koenfidenciale duhet të jetë publike” .
Poooo! Shumë i sinqertë Kryeministri!
Do të jetë publike cdo marrëveshje që nuk është konfidenciale , ndërkohë që pjesa më e madhe e marrëveshjeve kanë të përfshirë klauzolën e kofidencialitetit . Pra Kryeministri po na I thotë shqip, “marrëveshjet do të vazhdojnë të jenë kofidenciale”.
Ligjet, vendimet e qeverisë , aktet normative , etj, botohen në fletore zyrtare. Vendimet e institucioneve po ashtu në momentin që merren pra bëhen të zbatueshme domosdoshmërisht bëhen publike . Edhe këtu Kryeministri , po na siguron qe kur vendimet bëhen të zbatueshme qeveria edhe institucionet do të vazhdojnë të na informojnë.
I dashur Kryeministër, Problemi me transparencën në qeverite tuaja, qëndron pikërisht tek procesi I vendimarrjes , tek qëllimet e vendimeve edhe tek mungesa e konsultimit publik para se ato të miratohen.
Pra , ju sot përvecse keni pushtet absolut për të marrë vendime e për të miratuar cdo ligj , procesi I vendimarrjes ndodh në diskrecion të plotë, në mungesë të trasparencës edhe me pas edhe të llogaridhënies .
Ndaj rreth jush ka kaq shumë njerëz të gatshëm e të vullnetshëm për të konsumuar “dardha e kumbulla prapa kurrizit tuaj”.
Megjithëse fjalia juaj është e sinqertë , problemi mbetet I njëjtë , transparenca . Por si ish këshilltarja juaj kohë më parë sot ju them mos u shqetësoni më për të, fundja askush nuk pret më transparencë nga ju, e askush nuk beson më tek trasparenca juaj !
Ka një kohë për çdo gjë !

