Prof. Gjok Vuksani, Shef i Departametit të Hortikulturës&Aritekturës së Peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës shpjegon pse duhet studiuar në këtë profil…
Inxhinieri Agrare, profil HORTIKULTURË. Program i akredituar dhe me bursë mujore 40.000 lek për të gjithë të regjistruarit.
Programi Inxhinieri Agrare, profili HORTIKULTURE ofron kompetencat profesionale më të rëndësishme që kërkohen sot në sektorin e bujqësisë. Një profesionist i hortikulturës mund të menaxhojë prodhimin e perimeve në serra, të pemëve frutore, vreshtave dhe ullishteve. Për kërkesat për produktet e hortikulturës do të arrijnë në nivele të paimagjinueshme. Për të plotësuar këto kërkesat gjithnjë e më të mëdha për produkte të hortikulturës, ajo ka nevojë për njerëz me kompetencë të lartë profesionale, në çdo segment të saj, të aftë të reagojnë shpejt ndaj kërkesave të tregut dhe të papriturave të prodhimit. Shumë student që vijnë nga zonat urbane mund të punësohen në dekorimin e blloqeve të banimit në qendrat e banuara dhe qytete për kënaqësi estetike – hortikultura urbane është shndërruar në një ndër aktivitetet me rritjen më të shpejtë të viteve të fundit.
Në këtë kontekst, specialistët e ardhshëm të hortikulturës do kenë mundësi të zhvillojnë kapacitetet e tyre intelektuale dhe të bëjnë karrierë si (i) specialistë të transferimit të teknologjive të prodhimit; (ii) konsulentë të teknologjive të prodhimit, ruajtjes dhe tregtimit të frutave, perimeve dhe luleve; (iii) sipërmarrës apo menaxher i prodhimit të frutave, vreshtave, ullirit, agrumeve, perimeve apo luleve, në fushë apo serra; (iv) menaxherë të shitjes dhe marketingut të produkteve, apo inputeve bujqësore; (v) programues dhe specialistë të teknologjive të informacionit në bujqësi.
Departameti i Hortikultures&Aritektures se Peizazhit ne Universitetin Bujqesor te Tiranes
(në foto prof. Vuksani me profesor të tjerë të Universitetit Bujqësor)