Miq, kombi shqiptar humbi këto ditë njërin prej bijëve të tij të shquar, klerikëve të përkushtuar, studiueseve mendjendritur, atdhetarëve të flaktë At Antonio Belushi.
At Belushi u shkollua dhe dorëzua prift që në rininë e tij, për atë shërbimi ndaj Zotit dhe sheëbimi ndaj kombit mbeten gjithnjë të pandarë. Ai i përkushtoi kombit dhe gjakut të tij të shprishur kudo që ndodhej, kauzës së drejtë të shqiptarëve, jetën e tij. At Belushi publikoi një seri revistash, librash në fushën e historisë, etnografisë, publicistikës, në të cilat ai do mbetet i pavdekshëm. Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe miërnjohjen e pakufishme për kontributin tejet të çmuar At Antonio Belushit, shpreh gjithashtu ngushellimet më të ndjera familjes, miqve të afeëmve dhe mbarë arbëreshëve të Italisë për këtë humbje të madhe dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i At Belushti të gjeje paqen e amshuar. Amin! #sb
Sali Berisha: At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë. Kombi shqiptar humbi njërin prej bijëve të tij të shquar, klerikëve të përkushtuar, studiueseve mendjendritur, atdhetarëve të flaktë

Leave a comment Leave a comment