Të gjithë e pranojmë se pas oksigjenit, uji është uji elementi më i rëndësishëm për jetën.
Më poshtë po ju rendis disa funksione të ujit në organizëm:
????Rregullon temperaturën e trupit.
????Hidraton organet e rëndësishme: trurin, sytë, hundën dhe gojën.
???? Transporton lëndët oksigjenin dhe lëndët ushqyese në qeliza.
????Lubrifikon nyjet artikulare.
????Mbron veshkat dhe mëlçinë duke nxjerrë jashtë toksinat dhe mbetjet e tjera metabolike .
Këshilla më përhapur këto ditë vape është, pini ujë!
Por kaq nuk mjafton, më ndiqni!
????Pirja e ujit të thjeshtë nuk është mënyra më efektive për t’u hidratuar.
????Që uji të hidratojë realisht qelizat tona, ai duhet të përthithet me ndihmën e elektrolitëve .
???? Është veçanërisht e rëndësishme të marrim mineralet elektrolitike gjatë verës, pasi ato humbin kur ne djersitemi.
???? Më poshtë po ju përshkruaj disa nga mineralet më të rëndësishme elektrolitike dhe mënyrën se si të merrni shumë prej tyre (pa pijet e marketeve me sheqer dhe konservantë)!
???? Natriumi.
Natriumi hidraton trupin duke tërhequr më shumë ujë në qarkullimin e gjakut. Ai gjithashtu plotëson humbjen e ujit për shkak të djersitjes, ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese, mbështet thithjen e glukozës, aminoacideve dhe vitaminave si dhe ndihmon në prodhimin e acidit në stomak.
Burime të mira ushqimore të natriumit janë kripa e parafinuar e detit dhe kripërat e tjera të pasura me minerale, algat e detit dhe prodhimet e detit, selinoja, panxhari, pjepëri etj .
???? Kaliumi
Kaliumi gjendet në ujin e kokosit, patatet e ëmbla, patatet e bardha, zarzavatet, panxhari, dardhat etj. Është i rëndësishëm për aktivizimin e enzimave të nevojshme për metabolizmin dhe riparimin e energjisë, dërgimin e sinjaleve në qelizat muskulore dhe djegien e glukozës për energji.
???? Magneziumi
Magneziumi është i nevojshëm për krijimin e proteinave, stabilizimin e molekulës ATP (monedhën e energjisë së trupit), relaksimin e muskujve, parandalimin e ngërçeve, spazmave të muskujve si dhe nxitjen e gjumit.
Magnezi është në ushqime duke përfshirë tërshërën, orizin, krundet e grurit, kungujt, kërpi, susami, farat chia, bajamet, arrat dhe kakao.
Si të zëvëndësojmë elektrolitet pa pije energjike me sheqer ?!
Ndonjëherë është e vështirë të marrësh minerale të mjaftueshme nga ushqimi, ose nevojat tuaja mund të jenë më të larta për shkak të stërvitjes, terapisë me sauna ose nxehtësisë së verës. Disa njerëz gjithashtu thjesht nuk e shijojnë shumë ujin e thjeshtë. Aty mund të jetë e dobishme një pije me elektrolite.
Këto gjenden në formë paketash në farmaci, një formë e mirënjohur për ne shqiptarët, është TRESOL-i, ORS, të cilat shpesh përmbajnë shije frutash apo agrumesh ofrojnë një shtim të mineraleve elektrolitike dhe i japin shije ujit tuaj.
⛔️Evitoni pijet energjike si metodë për t’u hidratuar!
Ato bëjnë të kundërtën, madje j’u përkeqësojnë!
Një kanaçe e zakonshme pijesh energjike përmban 29-45 gram sheqer si dhe 73-85mg caffeine ⛔️
Kjo është arsyeja pse unë si mjek këshilloj paketa kripërash që janë të gatshme në farmaci ose që mund t’i pregatitni vetë ju .
Një paketë e tillë përmban natrium, kalium dhe magnez pa ndonjë sheqer, ëmbëlsues artificialë ose ngjyrë.
Kujdesuni për veten!