NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Si po ndryshon komunikimi në gjuhën shqipe në gazetarinë dixhitale?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Si po ndryshon komunikimi në gjuhën shqipe në gazetarinë dixhitale?

Neutrale
Last updated: 2024/06/18 at 10:52 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Prof. Artan Fuga

Si po ndryshon komunikimi në gjuhën shqipe në gazetarinë dixhitale?

Nuk është vetëm një ndryshim, por gradualisht do t’i trajtoj.

Për sot, ajo që ve re në semantikën dhe në sintaksën e të shprehurit është kalimi nga foljet në kohën e tanishme dëftore, në format habitore ose të ngjashme.

Gjuha është bërë më bosh duke ndarë shumë fort përgatitjen për të komunikuar objektin dhe vetë objektin e komunikuar.

Dhënësi i mesazhit pozicionohet gjuhësisht më hipokrit, morali i të shprehurit, ka degraduar. Premtohet se do të thuhen gjëra shumë të rëndësishme në fakt nuk thuhet gjë.

Dhënësi i mesazhit më shumë se të vërteta jep opinione fluturake që ndaç besoji ndaç mos besoji, ai i merr për të vërteta.

Gjuha është bërë shumë refleksive, domethënë duke shprehur një kuptim për një objekt, në fakt dhënësi i mesazhit bashkë me të lavdëron edhe veten.

Nuk po flas për urrejtjen gjuhësore që të shprehurit përmban.

Duke hedhur tej format letrare dhe të produkteve tekstuale të nivelit lartë, i shprehuri dixhital e ka varfëruar edhe më tej gjuhën duke e bërë ultra bazike.

Të shprehurit gjuhësor tekstual është bërë “magjik”, në kuptimin që faktet normale dhe të rëndomta paraqiten sikur ndodhin gati-gati gjëra misterioze dhe krejt të veçanta. Shkruesi do që ta habisi me çdo kusht dëgjuesin.

Fakti që tekstet shoqërohen me foto dhe video bën që i shprehuri gjuhësor të marrë jo më një kuptim high definition, pra të japë detajet, sikurse bënte ta zemë Balzaku, por gjuha është bërë gjithnjë e më tepër një lloj orientuesi për ta çuar lexuesin te fotoja dhe videoja. Po rilind gjuha ideogramë.

Nëse gjuha e shkruar shoqërohej me besimin e lexuesit, ndonjëherë i verbër, pra konjitivisht prodhonte besueshmëri, sipas shprehjes : E shkruara mbetet, tanimë e shkruara është objekt i mosbesimit të audiencave, e neglizhencës, e relativizimit : E tha, e shkroi, e pastaj!

Shkatërrimi i titujve dhe çarja e semantikës së tyre nga tekstet që titujt parapërgatisin. Tjetër titulli dhe tjetër përmbajtja!

Zbehja e objektivitetit të përmbajtjes gjuhësore, ku komunikimi tekstual më shumë shpreh ndjesitë e autorit, pra fenomenologjinë e tij, sesa sjell një botë faktesh objektive.

I shprehuri gjuhësor është bërë i sipërfaqshëm sepse është vendosur nën komandën e imazhit. Kërkohet nga ai të introduktojë imazhin, kaq, jo ta shpjegojë. Teksti mbetet i sipërfaqshëm sepse duhet të jetë shumë i shkurtër, meqë audienca nuk ka vëmendje të përqendruar.

Gjithmonë e më shumë, për shkak të interaktivitetit, kupton atë që do vetë nga teksti që lexon, sesa ka mundësi të kuptojë atë që jep autori i tij.

Dalja nga tema, në këtë papërcaktueshmëri semantike, është bërë zakon. Ke frikë të flasësh ose të shkruash, sepse tjetrin merr një degëz anësore të ligjërimit tënd dhe niset për në drejtime të paditura.

Ti shkruan përshembull : “Ore vapë e madhe sot”.

Ai të përgjigjet “Pse vetëm sot? Edhe para dy vitesh ka bërë një vapë si kjo.”

Të vjen t’i gjuash me telefon 🙂

Cfarë nuk lexon nëpër tituj dhe lajme të shkurtra. Luftohet për klikime, për të kapur vëmendjen e audiencave të lodhura nga informacioni që ka humbur cdo shkallëzim dhe hierarki.

Shprehje si këto mbizotërojnë:

Ishte mrekulli
Habit filani
Cudia ndodhi
Tërmet në marrëdhëniet ballkanike
Mister përse sillet ashtu
E paparë ndonjëherë
E pabesueshme

Gjuha po ikën në drejtim të paditur (!) bashkë me të edhe të shprehurit shqip. A do të ndryshojë kjo mënyrë e re të shprehuri edhe psikologjinë e njerëzve duke i bërë më autistë, më flegmatikë, më self – centric, më arrogantë, më të zhytur në botë iluzionesh, më të sipërfaqshëm…

Shenjat janë!

Por ndërkohë ca tipa vazhdojnë të recitojnë :

Gjuha jonë sa e mirë…

Kujdes!

Teoria dhe praktika e redaktimit ndodhet përpara sfidave të reja.

Por, shoh që ka disa që ngatërrojnë procesin e redaktimit me atë të korrektimit!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
1 hour ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
5 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
8 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
14 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?