Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
The Times nga Londra e sheh pastrimin e parave ne Tirane, ndersa SPAK ne Tirane nuk e sheh dot!!!
Gazeta angleze “The Times” nje nga mediat me te vjetra themeluar 239 vjet me pare, dje flet qarte per pastrimin e parave ne Tirane.
A eshte e para The Times, qe publikon boterisht problemin e pastrimit te parave ne Tirane?
Jo nuk eshte e vetmja eshte me e fresketa.Por edhe shume media boterore me autoritet boteror te njohur e kane ngritur kaq here kete problem kaq te madh te kthyer ne shqetesim europian.
Faktet e pastrimit te parave ne Tirane ulerasin dhe dhjetra mijra apartamente te mbyllur nga njera ane dhe çmimet e cmendura mijra euro metri katror nga ana tjeter jane prova shume te qarta qe flasin vete.
Zgjidhja e vetme e kesaj situate kriminale eshte qe te veproje me ashpersi ligji dhe te ndeshkoje e ndalë kete proces shkaterrimtar te ekonomise, te bisnesit te ndershem qe mbyllet dhe falimenton per shkak te pastrimit te parave si te shkaterrimit urban dhe historik te Tiranes.
Megjithse me shume zhurme e propagande ne shqip dhe anglisht u ngrit gjoja struktura e posacme SPAK, qe demek do te bente hatanë, ka ndodhur e kunderta.
SPAK eshte sot struktura me “perfekte” per te mos luftuar pastrimin e parave dhe mosndeshkuar kriminalizimin te shtetit dhe ekonomise nga parate e narkotrafikut.
Nga SPAK nuk ka asnje hetim proaktiv, asnje hetim i ndermarre kryesisht megjithse opozita dhe mediat kane bere publike fakte te renda dhe asnje pastrues parash i denuar.
Por e kunderta ka ndodhur mosveprime te qellimshme dhe bllokime hetimesh duke i krijuar pastrimit te parave nje ambient perfekt ku ato veprojne te pandeshkuar e te paprekur.
Veprimet propagandistike dhe me regji te SPAK, qe merret me arka sardelesh apo shpikje ngjarjesh mediatike si dhe goditja e opozites me regjine e rilindjes e kane shnderruar SPAK ne nje parti politike prokuroresh aleate te rilindjes se Rames.
Kullat ne mes te Tiranes, qe pastrojne para’ dite e nate i shohin deri nga Londra ndersa SPAK vetem qindra metra larg nuk i sheh dhe nuk leviz gishtin.