Më poshtë njoftimi zyrtar i Partisë së Legalitetit:
Njoftim për shtyp
Sot Partia Lëvizja e Legalitetit mban Konventën Kombëtare të shpalosjes së programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në këtë Konventë Kombëtare të legalistëve do të flasin përfaqësues të Diasporës në SHBA dhe Europë, zyrtarë të PLL, si dhe profesionistë të lirë.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z. Shpëtim Axhami do të paraqesë programin politike të bazuar në 5 kolona.
I – Rikthim i Krenarisë Kombëtare në një shoqëri Euro-Atlantike të Dekomunistizuar!
Çështja Kombëtare, çështja e parë
II-Për një shtet të së Drejtës, Monarki kushtetuese
Sundimi i Ligjit garanci për rend e siguri, stabilitet ekonomik, politik dhe social
III-Prona, e shenjtë për ne!
Kthimi tek pronari i origjinës sjell investime dhe zhvillim ekonomik
Rishikim i Ligjit nr/7501
IV-Pro Familjes, Jo Shpopullimit
Konservatorë para fenomeneve negative që dëmtojnë shoqërinë tonë
V- Reformë Kombëtare Arsimore
Për rritje cilësore në arsim, motivim financiar për arsimtarët
Aktiviteti do të fillojë në orën 18.00, pranë Hotel Tirana International.