NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Sali Berisha: Arben Ahmetaj provoi me 100% akuzat që PD ka bërë ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit. AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda Rama u kap në përgjime
    10 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjyqi për “Non grata” me Britaninë e Madhe/ Deklaratë e kryetarit të PD Sali Berisha.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjyqi për “Non grata” me Britaninë e Madhe/ Deklaratë e kryetarit të PD Sali Berisha.

Neutrale
Last updated: 2024/06/17 at 4:50 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Në gusht të vitit 2022 unë fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit të State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në Parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.
Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), përpara se palët të shkojnë në Gjykatë.
Procesi në SIAC është vonuar përtej çfarëdolloj afati të arsyeshëm për të penguar zbulimin e të vërtetës.
Ky proces përfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien në fuqi të vendimit të Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke dëshmuar kështu dështimin e plotë të këtij komisioni në goditjen e korrupsionit në segmente të administratës së Britanisë Madhe.
Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kanë vlerësuar as vërtetësinë e provave dhe as atë të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetëm nëse Sekretarja e Home Office ka pasur bazë që, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vetë, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.
SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vlerësuar fare mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga avokatët e z. Berisha, me pretendimin se janë paraqitur jashtë afati (paragrafi 9). Ndërkohë që ato janë dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kanë paraqitur Sekretares të këtij institucioni me qëllim që ajo të mos njihej me përmbajtjen e tyre dhe për rrjedhojë të mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit. (shif paragrafin).

Theksoj se ky përjashtim i qëllimshëm i provave vjen:
(i) Pasi ambasadorit Alastair King Smith I deshtuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kerkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen por na duhen prova se ai na ka paditur.
(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, I shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbreterisë së Bashkuar.
(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim I kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim – Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhesi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky I fundit iu pergjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vertet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgje.

Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:
(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997 ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane deshmuar dot asnje fakt per kete gje. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti I MB, në një raport të posacëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore – falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.
(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe nje militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurre ne jete (F. Dauti) gjate nje vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetem asnje provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishes me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.
(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e ti sipas nje media te Soros. E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic I referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria leshoi shkresen ligjerisht Fazlic erdhi dhe dha deshmine e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonje shkelje nga ana e tij.
(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër I këtij vendi apo I huaj, ka blerë 12 hektar tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hectare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të nje studimi shume-vjecar Ministria e Ekonomise u krijua zone industriale dhe energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Qën në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjitik do të zgjerohej, cka shtyu dhjetra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet perseri.
(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar eshte shpifje dhe genjeshter e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne perputhje me ligjin, refuzoi te loboje prane qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pa shlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).

Si PERFUNDIM:
Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse nje militant i panjohur goditi me shkelm nje dere dhe po ndeshkon liderin e opozites eshte perpjekje mjerane per te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar nderkombetar qe perfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zevendesi i tij se takon ne zyre kreret e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin per te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazino per kartelin e droges sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik(iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjences se FBI si McGonigal dhe gjeneral rumun Coldea, etj.
Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.
Sa mund te mbulohet dielli me shoshe aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
42 minutes ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
4 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
8 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
13 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?