NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    12 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    6 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhevat Mustafa/ Kockat e Enverit në varr, shpirti i tij në pushtet…!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
Të tjera
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
Të tjera
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
Të tjera
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhevat Mustafa/ Kockat e Enverit në varr, shpirti i tij në pushtet…!

Neutrale
Last updated: 2024/06/15 at 1:07 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

33 vjet më parë: Intervistë imagjinare me Enver Hoxhën…
Trupin e kam në varr, po dy duart jashtë…!
“Rilindja Demokratike”, 15 qershor 1991, Libri “Në kërkim të Europës”, 2012, f.32
Nga Xhevat MUSTAFA
Pyetje: Ka pak informacion për kohën kur ishit me studime në Francë e me punë në Belgjikë. Në mos gaboj, ju nuk arritët të jepnit provimet as të vitit të parë, të mbaronit studimet e të merrnit diplomë? E.Hoxha: Populli ynë ka një shprehje të bukur” I riu si veriu”. Parisi, Brukseli të marramendin me bukurinë e rrëmujën e rrugëve, me femrat si kukulla e djemtë që kujdeseshin për veshjet e tualetin e tyre si femrat. Kështu që e merr me mend vetë, kam bërë edhe…ndonjë…paudhësi. Jam pernduar, por siç thotë populli “kur të vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë” Pyetje: Të kalojmë tani tek 8 Nëntori 1941. Jugosllavët mburren se PKSH e kanë formuar ata. Ju e keni mohuar këtë, por ata vazhdojnë të ngulin këmbë se ishin “mamitë” e saj…? E.Hoxha: Ata edhe kanë, edhe nuk kanë të drejtë. Nuk mund të mohohen rroli dhe ndihmesa e Miladin Popoviçit dhe e Dushan Mugoshës në mbledhjen e 8 nëntorit 1941, në mbarëvajtjen e saj në hapat e parë e daljen time në krye…Përvoja e pasur e PKJ-së, personalisht e shokut Tito, na shërbeu shumë edhe në hartimin e dokumenteve që miratuam atë natë… Pyetje: Mund të na ndihmoni për të hedhur më shumë dritë mbi të vërtetën e vrasjes së Qemal Stafës? E.Hoxha: Ç’është e vërteta, unë e doja, por edhe e kisha zili. Edhe Nexhmija që e njihte më mirë, ma lavdëronte shumë, bile aq sa në ndonjë rast nisa të bëhem xheloz. Por kur mora vesh lajmin e vrasjes së tij u befasova shumë…Nuk desha ta besoj. Kisha qenë me të përpara pak orësh…Ndoshta na ka parë bashkë ndonjë spiun…? Kaq mund t’ju them për vrasjen e Qemalit. Ah, të mos harroj, kur mori lajmin, Nexhmija qau shumë…sa mezi e kam qetësuar… Pyetje: Po për mbledhjen apo kompromisin e Mukjes ç’mund të shtoni tani? E.Hoxha: Eh. Mukja është ngjarje delikate, prandaj çuam edhe Mustafa Gjinishin e Ymer Dishnicën. Ata ishin njerëz me kulturë, diplomatë të mirë, po… Pyetje : Ku dhe si gabuan atëherë? E.Hoxha: Mustafai e Ymeri ranë në ujdi me ”Ballin” për luftë të përbashkët kundër pushtuesve fashistë. Pyetje :Po për këtë, Partia Komuniste kishte bërë thirrje edhe më 8 nëntor 1941 edhe në Konferencën e Pezës. Pastaj edhe platforma që iu dha dy të deleguarve tuaj i përmbahej kësaj vije apo jo? E.Hoxha: Ashtu është…Po aleanca jonë me “Ballin” nuk i pëlqeu Miladinit dhe Dushanit e pas këtyre edhe Titos… Pyetje: Mos vallë “vëllezërit jugosllavë” u trembën më shumë nga trakti që doli menjëherë mbas mbledhjes, ku ishte edhe kërkesa për bashkim të Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë? E.Hoxha: Nuk mund ta kundërshtoj plotësisht këtë. Në fund të fundit, jugosllavët më vunë përpara alternativës: o do të digjesha unë, o të sakrifikoja Ymerin dhe Mustafanë. Ti e merr me mend, po të digjesha unë, i prishja shumë punë edhe Jugosllavisë, edhe Shqipërisë… Pyetje : Dihet që gjatë luftës u arrit bashkimi ynë me Kosovën. Përse pas 29 nëntorit 1944, kjo u la për në kalendat greke? E.Hoxha: Pas luftës miqësia jonë me Jugosllavinë u trash shumë, aq sa në bënim be për kokën e Titos. Ishte bërë çështje ditësh shndërrimi ynë në republikën e shtatë të Jugosllavisë, që zgjidhte njëkohësisht edhe problemin e Kosovës. Kjo i pëlqente disave prej nesh… Pyetje : Po juve personalisht? E.Hoxha: Herë pro e herë kundër…Masja pulsin e përgjithshëm dhe shprehesha. Por kur u dogj Koçi, unë u shpreha me vendosmëri kundër bashkimit me Jugosllavinë. E bëra këtë edhe për të shpëtuar kokën time, edhe sepse ma zgjati dorën për mbrojtje Stalini. BS ishte shumë më i fuqishëm se Jugosllavia… Pyetje: Nuk u erdhi keq që u prish gjithë ajo miqësi me Titon? E.Hoxha: Në zemër, po…, por gjeta forca në vetvete dhe e gëlltita dozën e fortë të hidhërimit e mërzisë…! I ka politika këto… Pyetje : Po me BS përse u prishëm më 1960? E.Hoxha: Sepse ai u lidh me Perëndimin. Pyetje: U prishëm me sllavët e u lidhëm me Kinën e largët, përse kështu? E.Hoxha: Kjo ishte si grindjet e zakonshme të çifteve që dashurohen. Ndahen për një kohë, po me mendje e zemër janë gjithnjë me njëri-tjetrin. Pyetje: Dhe preferuam të jetojmë të vetëm, të izoluar hermetikisht nga bota, në varfëri të tejskajshme, me tollona e rradhë qysh nga mesnata… Si do ta quani këtë gabim, faj apo krim? E.Hoxha: Një gabim taktik, tepër të zakonshëm në politikë dhe qeverisje… Pyetje: Mos harroni si vend e si popull na ka kushtuar shumë shtrenjtë? Na u nxinë jeta dhe Shqipëria… E.Hoxha: Mua personalisht e familjes sime aspak! Pyetje: Duke qenë udhëheqësi kryesor i partisë dhe i shtetit, si ju ka dalë koha të shkruani gjithë këto vepra? E.Hoxha: Nuk i kam kot e vetëm për rroga gjithë ata që gazetarë e shkrimtarë në Institutin e Nexhmijes… Pyetje: Po floriri si është për ju? E.Hoxha: Më i shtrenjtë se gjithçka. Pyetje: Meqenëse erdhi fjala tek floriri, mund të hidhni ndonjë rreze drite për të ndriçuar enigmën e thesarit tonë? E.Hoxha: Në vitet e para të çlirimit më raportonin vazhdimisht për kuti apo qypa me flori që u merreshin pasanikëve dhe se kishim një thesar të pasur si shtet. U bëmë edhe më të pasur edhe nga floriri që merrnim nga Rubiku…Kjo natyrisht më gëzonte shumë. Gjithë ajo pasuri ishte e shtetit dhe do të na shërbente shumë shpejt a vonë. Kisha të drejtë të gëzohesha më shumë edhe për faktin se në fund të fundit “shteti isha unë”… Pyetje: Për sa kohë keni qenë ju në krye të partisë, janë zbuluar dhe shpartalluar shumë grupe armiqësore, antiparti. Si e shpjegoni këtë? E.Hoxha: Se partia ka qenë vigjilente dhe e fortë. Dhe besoj e keni të qartë, kur them partia nënkuptoj veten. Pyetje: Shumë nga ata që keni dënuar i keni pasur shokë të ngushtë ideali e bashkëluftëtarë të afërt. Për cilët ju ka ardhur keq më tepër? E.Hoxha: Për asnjërin. Si mund të ndjenja keqardhje për ata që guxonin të mendonin apo të vepronin në kundërshtim me planet e mia operative apo strategjike afatgjata. Pastaj, po të mos i ndëshkoja rëndë komplotistët, do të më asgjësonin ata mua. Për këtë kam pasur parasysh edhe përvojën e pasur të Stalinit dhe Hitlerit. Pyetje: Si e keni përjetuar dhe e interpretoni vetëvrasjen e Mehmet Shehut, për shumë vite “krahu juaj i djathtë”? E. Hoxha: Natyrisht, nuk ndjeva as hidhërim e as pendesë! Vras…,më fal, vetëvrasja e Mehmet Shehut mund të shpjegohet vetëm me atë shprehjen e mençur popullore “koka bën, koka pëson!” Unë akoma gjallë e ai dhe Ramizi mendonin dhe kacafyteshin si gjela se kush do të zinte vendin tim…!? Pyetje: Po atje në botën tjetër ç ‘marrëdhënie ke më viktimat e tua? Po hakmerren ndaj teje shpirtrat e tyre? E.Hoxha: Aspak. Çuditërisht më rrinë shumë larg. Ndoshta i ka zënë tmerri qysh kur ishin gjallë. Pyetje: Si e pritët lajmin e krijimit të PD-së dhe bashkë me të edhe të opozitës? E.Hoxha: Nuk hëngra e nuk mbylla sy atë natë. Sikur të isha gjallë, do të kisha lëshuar tanket kundër studentëve për t’i shtypur si mizat. Pyetje: E lexoni shtypin opozitar? E.Hoxha: Nga titujt deri në fjalën e fundit. Pyetje: Ç’ndjenja provoni nga ato që shkruajnë kundër jush? E.Hoxha: Vetë nuk kam ç’ tu bëj atyre gazetarëve kokëshkretë, por ua lë amanet Ramizit, Gramozit, Aranitit, Sulos, Nexhmijes…e njerëzve të tjerë besnikë. Pyetje: Si i pritët ngjarjet e 20 shkurtit, rrëzimin e monumenteve tuaja dhe djegien masive të veprave tuaja në disa qytete? E.Hoxha: Nuk ia fal kurrë Ramizit. Më vjen keq që nuk e eliminova qysh në Plenumin e IV të qershorit 1974. Pyetje: Ç’ mendim keni për shokun Ramiz Alia? E.Hoxha: E kam pasur një nga nxënësit e mi më të zellshëm e bashkëpunëtorin më të ngushtë. Nuk i kam mbajtur asnjë të fshehtë: në të mira e të liga. Vitet e fundit, siç e dini e kam mbajtur pranë në krahun tim. Pyetje: Në cilin krah konkretisht? E.Hoxha: Kuptohet, në të majtin se në të djathtin kisha Nexhmijen. Pyetje: A e keni kuptuar se ai, herë vetëm e herë me ndihmën e Nexhmijes, jua ka futur sa krahu shumë herë për qëllime të tij të pista e të liga, me synim të parë për t’iu zënë vendin, pas vdekjes suaj…? E.Hoxha : Natyrisht e kam kuptuar…Të jem i sinqertë kam mbyllur një sy e një vesh…Sepse i kam nxjerrë plot gështenja nga zjarri me duart e tij…I ndërrronte “lëkurët” dhe buzëqeshjet si gjarpri…! Pyetje: A ka pasur ndonjë çast kur ke ndjerë keqardhje dhe pendesë për gjëmat që i ke shkaktuar për rreth 44 vjet Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i lënë më të varfrit në Evropë? E.Hoxha: Asnjë e asnjëherë! Më duhej të mendoja në çdo çast vetëm për vetveten dhe familjen time, që të qeverisja dhe jetoja si mbret…Populli kishte trutë e vet e të mendonte me ato për vete e familje…! Pyetje: Keni dëshirë t’i përcillni ndonjë mesazh popullit? E.Hoxha: Po, të mos kujtojë se kam vdekur. Trupin e kam në varr, po dy duart jashtë…!
Një sqarim: kjo intervistë e shkruar dhe botuar 33 vjet më parë është ideuar dhe përgatitur pa pasur në dispozicion “thesarin arkivor” të sotëm për monstruozitetet dhe perversitetet e Enver Hoxhës. Por, edhe me frikën e hakmarrjes nga enveristët dhe sigurimsat, që ishin me kope të panumërta e si të tërbuara, në mes qershor 1991…! Gjithsesi, në pjesën më të madhe të çështjeve, i ka qëndruar kohës dhe ruan një dozë të fortë aktualiteti!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
9 hours ago
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
9 hours ago
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
15 hours ago
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
1 day ago
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
1 day ago

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!

Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ

Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve

Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?