Nga Edith Harxhi
Sot ne festojmë fitoren e të djathtës në të gjithë Evropën, ditën kur kontinenti i vjetër duket më afër ëndrrës së De Gaulle dhe baballarëve të BE-së. Dje duke filluar nga fqinjët tanë anëtarë të BE-së e deri tek skaji verior i Evropës, popujt votuan alternativën e djathtë pasi establishmenti botëror i ka çuar drejt vuajtjes dhe luftrave botërore. Edhe ne jemi shumë pranë fitores historike të të djathtës sonë në Shqipëri dhe kjo e gjitha është një ogur dhe sinjal i mirë për shqiptarët.
E ndërsa sot ne protestonim kundër mafjes në pushtet qëndror dhe lokal, Kosova jonë nisi festimet e 25 vjetorit të çlirimit nga kolonizuesit e saj dhe ata që shkaktuan genocidin e fundit në Ballkan. Më në fund, është e lirë dhe më demokratike se shumë vende të tjera në rajon duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Por në këtë mori lajmesh, kremtimesh si edhe ajo e vizitës historike të Presidentit të Amerikës Bush në Shqipëri ku edhe u dha lajmi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, më trishtoi lajmi i përdhosjes pikërisht sot të historisë moderne të Shqiptarëve dhe figurave historike si Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
Hezitoj të dëgjoj dhe të lexoj për organizimin e sotëm nga LDK dhe Kryetari i saj aktual, pasi në atë podium ishte pjesë edhe ai (kapo) kundër të cilit ne simotra e LDK-së, PD-ja protestojmë për ditë.
Si mund të trasformohet në këtë nivel partia e Ibrahim Rugovës? Si mund të përdhoset figura e tij me një individ që bën xhiron e botës në mediat botërore si themeluesi i narko-shtetit shqiptar?
Sa keq më vjen për Presidentin e ndjerë dhe vizionar të Kosovës dhe LDK-së që e larguan sot nga Partia e tij dhe e intelektualëve të Kosovës.
“Lulmir” Abdixhiku duhet të kuptojë se sot ka gabuar shumë rëndë, se ai sot është kthyer në njeriun që mohon historinë, “cancel culture” dhe se sot ai shkeli përfundimisht mbi LDK e Rugovës ashtu siç bëri si vëllau i tij me emër të përngjashëm dhe motivim të njëjtë, LB i Tiranës. Ata janë të njëjtë, mohuan historinë nga partitë e tyre të djathta në ngjizje, duke asgjësuar çdo intelektual dhe figurë që i bënte nder dhe kërkonte demokraci të brendëshme.
Sot pikërisht në ditën kur e djathta triumfoi në Evropë, LDK-ja që u bë anëtare e EPP-së edhe me ndihmën e PD-së dhe veçanërisht të Liderit të saj Z. Sali Berisha, u shkërmoq dhe përfundimisht iu bashkua të majtës progresive….
E përsëri ka shumë shpresë për ne të djathtët e vërtetë shqiptarë në Dardani dhe Shqipëri.
Fitorja e djeshme do të pasohet në nëntor të këtij viti, pasi 2024 do të mbahet mend si viti i ndëshkimit të establishmentit neo-komunist dhe marrjes fund të projektit shkatërrues globalist botëror, me këta “liderë” të vegjël të prodhuar në laboratore si virus…



