Ajet Delaj
Shqiptarët duhet ti lajnë hesapet në kutinë e votimit me politikanët shqiptarë duke përfshirë edhe Edi Ramën. I bëj thirrje kryeministrit Rama që para se të realizojë takimin e radhës me diasporën në perëndim të kalojë ligjin në parlament për votën e diasporës nëse realisht e do dhe e respekton diasporën dhe kontributin e saj.
Dua të besoj se kryeministri Rama është i zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se kjo thirrje nuk është vetëm e imja por e krejt diasporës, qe shpreh rëndësinë që ka vota e diasporës në perafrimin e interesave të tërë shqiptarëve pavarësisht se ku jetojne me interesat kombetare të Shqipërisë e shqiptararve.
Interesat kombëtare të shqiptareve i kalojnë disa herë interesat e partive kështu që vota e diasporës është interes kombëtar. Politikanët shkojnë e vijnë por kombi mbetet.
Shpreh bindjen e plotë se nëse kryeministri Rama vijon turin me diasporën pa kaluar ligjin në parlament për votën e diasporës turi i tij do vijë në zbehje duke e shndërruar turin e tij në demagogji pa asnjë vlerë.
Diaspora e meriton voten për shumë arsye dhe dhenja e kësaj të drejte kërkon vetëm vullnet e fundja është detyrim kushtetues.
Mbajtja peng e votës se diasporës do i dëmtojë ne mënyrë të pakthyeshme pengmarrësit.
Z. Kryeministër të jeni të bindur se nëse organizoni zgjedhjet e 2025 pa votën e diasporës pushteti i dalë nga ato zgjedhje do jetë ilegjitim referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Nuk dua të shprehem per fatin e një pushteti legjitim qe uroj e besoj se nuk do vije kurre ajo dite qe Shqipëria te ketë pushtet ilegjitim. Shqiptarët nuk e meritojnë atë mallkim.