Pak para Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Ministria e Shëndetësisë e Perusë ka shkaktuar polemika, sepse i ka përfshirë personat transgjinorë në kategorinë e personave me probleme të shëndetit mendor.
Kjo ka shkaktuar kritika nga komuniteti LGBTIQ+ dhe ekspertët e shëndetit, të cilët thonë se vendimi është stigmatizues dhe diskriminues.
Dekreti i nënshkruar nga presidentja Dina Boluarte, kundërshton rekomandimet e OBSH-së dhe i përfshin diagnoza si transseksualizmi dhe transvestizmi tek çrregullimet mendore.
DW