Deputeti Xhelal Mziu në një postim në rrjetet sociale ka trajtuar çështjen e pagave minimale në vendin tonë.
Mziu shkruan se: Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, natyrisht dhe në rajon.
Postimi i plotë i tij:
Pagat minimale në Europë:
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, natyrisht dhe në rajon.
Përqindja e punëtorëve me pagë minimale, është më e lartë se 10%, në disa vende.
Në vendet anëtare të BE, futet në fuqi direktiva e re e BE për pagat minimale, që duhet të hyjë në ligj deri më 15 nëntor 2024.
Nuk ka pagë minimale në 5 vende të BE.
Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së, kanë një pagë minimale kombëtare të përcaktuar. Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë.
Midis 10 vendeve kandidate, tetë kanë një pagë minimale kombëtare. Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina, kanë pagë minimale të përcaktuar, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova jo.
???? Dhe Norvegjia, Zvicra dhe Islanda, nuk kanë një pagë minimale kombëtare.
???? Pagat minimale për vendet e BE, ndryshojnë shumë.
????Shifra varion nga Shqipëria 385 euro, deri në 613 euro në Turqi, midis vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.
???? Variacionet janë më të vogla në PPS
???? Ndryshimet në pagat minimale, janë dukshëm më të vogla në standardin e fuqisë blerëse (purchasing power standard, PPS), i cili ofron një krahasim më të drejtë.
???? PPS është një “njësi e monedhës artificiale”, e përcaktuar nga Eurostat, bazuar në diferencat e nivelit të çmimeve midis vendeve. Një njësi PPS, mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.
???? Paga minimale, e rregulluar për PPS, aktualisht varion nga 542 € në Shqipëri në 1,883 € në Gjermani.