Në BMW Arena, Mynih: Boksieri i njohur lezhjan, Jurgen Uldedaj u ndesh me Damir Beljo
Të shtunën, palestra ‘BMW Park’ në Munchen të Gjermanisë ishte e stërmbushur me shqiptarë.
Boksieri shqiptar ka fituar titullin kampion të Evropës ‘WBA Continental’, në kategorinë ‘Cruiser’.
Ai fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Uldedaj ishte shumë më dominues pothuajse në çdo raund ndaj kundërshtarit të tij.
Ky ishte edhe meçi kryesor i mbrëmjes në ‘Profi Box Gala’, event i organizuar nga ‘Hazrolli Sport & Performance’.