Sot, kur po dilja nga shpia, takoi Nikon. Një pensionist që gjynah me quejt të tillë, sa aktiv asht…
– Avokat, kam nevojë për ty! Hajde ta pimë një kafe e raki e ta kallzoj problemin..!- tha.
– Nuk kam kohë, por kallzoma këtu në kambë e mbandej po e shqyrtojmë. – i thashë.
– Këtu, ngjitun me repartin e policisë, ka qenë një vend roje, që këta nuk përdorin ma, e mu ka mbush mendja me marrë e me ba një investim me kalue kohën… !
Âsht diku te 300 m2 vend…- shtoi!
– Po si mendon me marrë, se ti nuk je pronar i vjetër i tokës?! Apo mendon se mund të blihet?- i thashë.
– Kqyre! – tha krejt seriozisht!
Kam një mik jashtë shteti, e më tha që, po ti çoi 300 euro, e merr dicka me qira prej shtetit me 1 euro m2, e mue me shkoi mendja te ky vendi që ka mbet lirshëm…
– E mbajta të qeshunen, tuj hangër buzën me dhamë – e i thashë.
– Po çka ke mendue me investue në të?!
– Paj do mbjelli nja dy maña, e një kopsht të vogël, e do baj një hajat me dërrasa me dalë me ndejt nē hije- tha..
– Po me ça fo investosh, kur ty veç 300 euro do të çojë donatori?! – i thashë…
– Paj me pencion grima grima sa t’mundem me nda prej tij! – tha.
– Po mirë, mua si avokat që do të baj dosjen, me çka do më paguesh?!- i thashë tuj u dridh prej së gazit…
– Ty kam me të lanë me hip n’mañ, kur të hijnë n’prodhim.-tha.
Nuk besoj se mundem me ta zgjidh këtë punē! – i thashë, tuj shtue- Se nuk di a t’nxanë (mbijnë) mañat… tuj qesh me lot…
– Pasha Zotin kurrnji lek as puna jote! – tha e shtoi. – Kqyri do pensionista që bahen investitor strategjik me hotele e pallate, e ti s’mundesh me ma nxjerr as i treqind metërsh vend…! -tha e shkoi tuj bumurue nemë e mallkime sarkastike…
Por sinqerisht, e pashë që e kishte krejt seriozisht bisedën…