Këtë problem e trajton në rrjetet sociale deputeti i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu.
Reagimi i plotë i tij:
????Banorët e lagjes “Duka” në Rripë të Gurrës Bashkia Klos ende përdorin kafshë ngarkese për transport, tamam si në kohën e gurit!
????Megjithëse jemi në vitin 2024, ka ende zona në të cilat qarkullimi i automjeteve është i pamundur.
???? E tillë është edhe lagjja “Duka” në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.
????Dhjetra banorë të kësaj lagjeje detyrohen që çdo gjë që ju nevojitet, që e blejnë në treg, ta transportojnë me kafshë ngarkese nga rruga kryesore e njësisë Gurrë deri tek banesat e tyre.
????Kjo për arsye se rruga e lagjes nuk funksionon në këtë stinë për shkak se nuk është investuar nga pushteti vendor apo qendror.
????Banorët shprehen se me këtë situatë përballen prej disa vitesh dhe qeveria e rilindjes, asgjë nuk ka bërë për këtë lagje.