Në qytetin tënd shëtisja,
me çantën e shpinës që rëndonte,
Nga dëshira për ty.
Më kot të kërkova rrugëve, dyqanesh,
Madje u luta në kishë e xhami,
Që në qindra gra që hasja
Njëra mjaftonte, vetëm njëra, të ishe ti.
Dhe qyteti le të hapte portat, të zbrazej në arrati.
Por, askush s’më dëgjoi
Asnjë lutje nuk mbërriti tek ti,
Më dëboi qyteti,
Më përcolli në ikjen e trishtë,
Për të mos u kthyer më përsëri.
Një gjobë pushonte mbi xhamin e makinës time,
Ndoshta nga një burrë i dashuruar rishtas me ty.
Por dhe një degëz bajame
mbi kofano kish’ rënë, si një magji.
Nga pema, ashtu rastësisht?
Apo …..mos vallë
e kishe vënë Ti???!!!.