Irani nisi një sulm me dronë HESA Shahed 136 nga territori i tij kundër Izraelit. Distanca është rreth 1000 km dhe dronët duhet të kalojnë në hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë. Nga momenti i lëshimit dronëve ju duhet rreth 9 orë të mberrijnë territorin e Izraelit.
Nje
Ë akt i tillë në përputhje me Rezolutën 3334 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së konsiderohet si akt agresioni. Izraeli gëzon të drejtën e vetëmbrojtjes në perputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së.
Izraeli ka sistemin e mbrojtjes kundërajrore nga me të sigurte, të përbërë nga pesë sisteme të ndryshme: Iron Dome, versionin e tij detar C-Drone, sistemin në zhvillim Iron Beam dhe raketat, Barak 8, Arrow 3 dhe David Sling, financime dhe prodhime të përbashkëta midis Izraelit dhe SHBA.
Ka mundësi që në Izrael, SHBA kanë vendosur edhe sistemet amerikane Patriot.
Përgatiti: Kapiten i Parë (L) Artur Meçollari