Sot në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Seanca do të nisë në orën 11:00.
Kujtojmë se vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar, nën drejtimin e Gazment Bardhit, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, kurse sot, nënkryetar i PD Rithemelit dhe Kryetar i Grupit Parlamentar