Është hedhur këtë të premte shorti i fazës çerekfinale të Uefa Champions League, nga i cili dolën sfida “ferri”
Përballja më interesante është ajo mes kampionëve në fuqi të Manchester City, të cilët do të ndeshen me rekordmenët e kompeticionit, Real Madrid.
Një përballje që mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si një finale e parakohshme.
Dueli tjetër rrëqethës është ai mes Paris SG dhe Barcelonës. Dy sfidat e tjera të përcaktuara nga shorti janë ato mes Bayern Munchen dhe Arsnenal, si dhe Atletico Madrid përballë Borusia Dortmund.
Sa u përket gjysmëfinaleve, fituesi i Atletico Madrid-Dortmund do të sfidojë fituesin e PSG-Barcelona. Ndërkohë që çifti i Arsenal-Bayern do të ndeshet me fituesin e Real Madrid-Mancehster City.
Shorti çerekfinale:
• Arsenal – Bayern Mynih
• Atletico Madrid – Borussia Dortmund
• Real Madrid – Manchester City
• PSG – Barcelona
Shorti gjysmëfinale:
Fituesi 2 – Fituesi 4
Fituesi 1 – Fituesi 3
Çerekfinalet do të zhvillohen në datat 9-10 prill dhe 16-17 prill.
Gjysmëfinalet do të luhen në datat 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj.
Finalja e madhe është programuar në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”.