Njoftimi zyrtar:
????Policia Rrugore e Tiranës????????
Gjatë javës që lamë pas:
▪️8 persona janë arrestuar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe për korrupsion aktiv.
Masat administrative:
▪️Janë vendosur gjithsej 9180 masa administrative, me fokus të veçantë:
– shpejtësi mbi normat e lejuara;
– mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse,
– mospektimin e këmbësorëve dhe rregullave të parkimit.
▪️Pezulluar dhe bllokuar:
– 39 masa që përfshijnë pezullim të lejes së drejtimit,
– 11 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë verifikime dhe detyrime të pashlyera.
Ne vijojmë në mënyrë të pandalur punën për të garantuar siguri dhe qetësi në rrugët e qytetit tonë. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor!
Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë!



