27-vjeçarja Sibora Abedini u vetëvra të shtunën në Kamëz.
Ajo u hodh nga tarraca e katit të katërt të një pallati dhe për pasojë humbi jetën.
Dyshimet kryesore janë se shkak për vetëvrasjen ishte fakti që iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale.
Mësohet se 27-vjeçarja jetonte në një banesë me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.
E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar.
Publikimi i fotos me Altin Çokun e ka tronditur rëndë nënën e re e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.
Për këtë ngjarje në pranga ka rënë Altin Çoku, pasi ishte ky i fundit që i ka ndarë foton intime në rrjetin social “Tik Tok”.