E ndjej veten të lodhur,
Lodhje prej kacafytjeve vetjake
Mospranimi i zemrave të ndotur
të lidhur nyje me shpirtrat endacakë.
Nuk pata kurrë fuqinë të linçoj njeri,
Faleminderit Zot që më dhe këtë ‘dobësi’
Në ditë gri, dje, sot dhe nesër
Komunikova, sy më sy me vetminë…
Mbrëmë ndeza një mangall,
Të piqja mallet e nostalgjive të mia,
I dogja deri në dhimbje,
Sëmundje pa shërim, lot deri në agim…
Dëgjova zërin e Zotit,
Në lindjen e ëndrrës së parë
Në baltën ngjitur këpucëve
Gjurmëve të pranverës, sharm…
Janar 2024



