I çel mbretëria e imagjinatës
Fjalët
plot larushi
masash, peshash, ngjyrash
Vihen në radhë
si insekte të urta
në ecje
bëjnë vargje, rreshta
pafund
Fjalët të vetmet
që vrimojnë përtejmendimin
Matin dhembjet, ngjarjet
Fjalët
Motin i’a ndërrojnë
sa herë duan planetit
Nëpër kordat e melodisë
e thellinat e ritmit
dyndin emocionet tona
Gëzimet, idhnimet, tronditjet
Rëndojnë
Mbi shpinat e tyre të hajthme
Lëmojnë kangët
e lëpijnë plagët
Fjalët
të vetmit
antitrupa
që munden me hy e me dalë
përtej diafragmës së dijes
“Hapsira e mos’sendeve 1998