Erion Veliaj është tërhequr sot nga përballja në Gjykatë me ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhjet e tij me Iranin.
Pushohet gjykimi lidhur me padinë për shpifje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.
Shkak sipas Ivi Kasos, avokatit të Berishës, u bë mungesa për të dytën herë e Veliajt dhe avokatëve të tij.
Kryebashkiaku e bëri kallëzimin mbi një deklaratë të Berishës “për lidhjet e Veliajt me Iranin”
“Zoti Berisha e ka bërë të qartë qëndrimin e vet në respekt të të gjithë rregullave,” tha Kaso.
“Duhej të ishte akuzuesi që të kishte vullnetin të paraqitej përpara gjykatës,” shtoi Kaso.