Një formacion ngricash në një shkëmb, që i ngjan një syri peshku, është pikasur nga një fotograf profesionist.
Leigh Pugh shpresonte të merrte një foto të lindjes së diellit në Distriktin Derbyshire Peak kur ai ndjeu se po vëzhgohej.
Ai postoi foton e tij të pellgut të ngrirë në mediat sociale ku shumë përdorues thanë se shkëmbi i ngjante kokës së një peshku – apo edhe të një dragoi.
51-vjeçari tha se ishte “thjesht në vendin e duhur në kohën e duhur”. Pugh vuri re formacionin e çuditshëm në Stanton Moor Edge, afër Birchover. Ai tha se koha ishte shumë me re për të kapur lindjen e diellit, por sapo po nisej, vuri re diçka që dukej paksa si koka e një peshku. “Ndërsa ktheva kokën mbrapa, e vura re që po më shikonte – nuk mund ta besoja se sa e gjallë ishte me shtresën e trashë të ngricës,” tha ai. “Kështu që zhgënjimi im për lindjen e diellit ia vlente me këtë zbulim fantastik.”
Z. Pugh, nga Darley Dale, tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë, duke shtuar se nuk pret që ta bëjë më kurrë.
“Unë mendoj se vendi i duhur në kohën e duhur,” shtoi ai.
Nga bbc.com – delivered