NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    2 years ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    7 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    1 day ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha në Kavajë: Ajo që shihni në parlament është një betejë e shenjtë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
Të tjera
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha në Kavajë: Ajo që shihni në parlament është një betejë e shenjtë!

Neutrale
Last updated: 2023/11/13 at 6:30 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Lideri demokrat, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve të Kavajës se, ajo që shihni në parlament është një betejë e shenjtë! Ai tha se, 32 ligje, amendamente, që të gjitha mbaheshin në mënyrën më të pafytyrë në sirtarin e kryetares së parlamentit, me urdhër të Edi Ramës.
“Ju i keni ndjekur, por me dy fjalë po u shpjegoj se çfarë po ndodh në parlament. Ju garantoj se në këtë diktaturë, të cilën Samuel Hantigton, një nga studiuesit gjenialë të sistemeve politike, thotë se diktatura e bandave, mobokracia, është më e keqe shumë se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokraciste, është forma më e egër e diktaturës.
Çfarë ndodh sot? Pasi në moton e vjetër, të dikurshme se populli voton, votat ia numëron partia, tani populli voton, votat ia numëron krimin.
Megjithatë, Kavaja fitoi. Megjithatë, disa bashki të tjera fituan. Megjithatë 600 mijë shqiptarë votuan kundër Edi Ramës.
U ngritën mbi terrorin, u ngritën mbi aktet antikushtetuese, zarfat e shpërndarë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale, marshimin për rritjen e rrogave 900 euro. U ngritën mbi këto dhe votuan opozitën. Opozitën që ai e urren për vdekje.
Të dashur kavajas, unë jam këtu absolutisht në takimin më të rëndësishëm të jetës time të pas vitit 1991 me ju. Sepse, ky pinjoll apo ky bastard i xhelatëve që përmbysëm në vitin 1990, është vërsulur me urrejtjen e tyre kundër opozitës.
Pasi korruptoi në mënyrën më të ulët ish-kreun e saj, i mori vulën, i hoqi emrin partisë suaj nga lista, i hoqi emrin PD-së nga lista, i hoqi emrin Sali Berishës si kryetar koalicioni, e megjithatë 600 mijë shqiptarë nuk u përkulën.
Po tani ç’ndodh? Tani, me bashkimin e grupit parlamentar, ai mori goditjen më të paparashikuar dhe më të rëndë. Hodhi në aksion veprimet e tij më antikushtetuese. Veprimet e tij më antiopozitare.
Shumëzoi me zero votën tuaj, shumëzoi me zero deputetët në parlament.
Ajo që shihni në parlament është një betejë e shenjtë. Pse? A e dini se çfarë ka bërë ai kundër nesh? A e dini ju se ne si opozitarë, nuk na lë të zgjedhim përfaqësuesin tonë, por thotë se do keni Enkelejdin e tij.
A mund të imagjinoni një opozitë në parlament, që në komisione nuk ka përfaqësuesin që zgjedh, por atë që do Edi Rama.
A ka poshtërim më të madh për një opozitë se sa kjo?
Në parlament, sigurisht që blloqet janë të kundërta. Por Kushtetuta ka rregulluar të drejtat e secilit deputet dhe secilit bllok.
Kushtetuta i njeh deputetit të drejtën e hartimit të ligjit, për ju dhe në emër të interesave tuaja. I njeh të drejtën që ai ligj, të kalojë në komisione, që ai ligj të votohet në komisione, që ai ligj të vijë në parlament dhe të votohet në parlament.
Çfarë ndodhi me ne? 32 ligje, amendamente, që të gjitha mbaheshin në mënyrën më të pafytyrë në sirtarin e kryetares së parlamentit, me urdhër të Edi Ramës.
Pse ajo që shihni ju është një betejë epike për nderin dhe dinjitetin tuaj?
Ka një nen Kushtetuta, ky është neni 77. Ky nen thotë se kur një e katërta e deputetëve firmosin, parlamenti me detyrim ngre komisionin hetimor parlamentar. Për të hetuar problemet që ai i gjykon të rëndësishme për ju. Deputeti nuk ka asgjë aty për veten e tij.
Çfarë ka ndodhur këto dy vite? Edi Rama ka bllokuar dhe nuk na lejon ngritjen e asnjë komisioni hetimor parlamentar. Kemi dërguar 8 kërkesa, secila me mbi 35 firma, për të hetuar në emër tuaj, asnjë prej tyre nuk vjen në parlament, sepse Shqipëria nuk është më një vend me pluralizëm, sepse Shqipëria është vend i një njeriu që vendos këtu për çdo gjë”, u shpreh Berisha.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
7 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
8 hours ago
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
10 hours ago
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
1 day ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
1 day ago

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!

Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?