Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Në këtë vizitë zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Këtë fakt e ka “dekonspiruar” miku i tyre Alex Soros, pasi ka postuar në rrjetet sociale një foto me çiftin kryeministror të Shqipërisë, ndërsa Rama dhe Linda pozojnë të qeshur.
“Çështje familjare në Élysée” shkruan Alex Soros në Instagram.