Fjala e plotë e Z. Ylli Asllani, në aktivitetin kulturor me rastin e 40 vjetorit i ndarjes nga jeta të martires dhe ikonës së poezisë e shpirtit të lirë, Musine Kokalari…!!!”
Të nderuar personalitete, studjues dhe pedagogë!
Të nderuar miq dhe të ftuar!
Ju falenderoj për prezencën!
Është kënaqësi të jemi bashkë në këtë aktivitet kulturor kushtuar 40 vjetorit të ndarjes nga jeta të “Nderit të kombit” dhe martires së demokracisë Musine Kokalari!
Në qëndër të kësaj përkujtimore sikurse ju kami njoftuar do të jenë:
-Promovimi për herë të parë i botimit të librit “Kronikë në Këngë” me autore Musine Kokalari, të zbardhur nga krijuesi Ilir Lluri dhe parathënje të Prof. Mimoza Kore.
-Dokumentari “Zbukuruesja e nuseve” me autor mikun tonë të shquar Ilir Lluri.
-Një koktel për tu përshëndetur, çmallur e shkëm byer mendime për vlerat e përbash këta!
Për realizimin e këtij aktiviteti bashkëpunuan regjizori i nderuar Z.Iëir lluri i cili ka dhe kontributin kryesor, agjensia AMIV, studjuesja e njohur Prof. Mimoza Karagjozi (Kore) e nderuara Bibika Kokalari, Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami si dhe Fondacioni “Për rruajtjen e vlerave të Gjirokastrës” i drejtuar nga Prof. Agim Mero.
Te nderuar pjesmarrës:
Martizimii një kombi fillon atëherë kur shuhet kujtesa historike për shkaktarët e diktatit, dhunës dhe mohimit të vlerave dhe te drejtave të tij.
Që harresa të mos behte errësirë, më mirër ndiz një qiri, se sa të mallkosh errësirën, do të thoshte dikur shqiptarja e madhe Nënë Tereza.
Ndaj sot me nderim të thellë, përkujtojmë simbolin e sakrificës dhe shpirti të lirë, mishërimi i dinjitetit dhe kurajos qytetare, krijuesen e talentuar, studjuesen e etnofolklorit dhe intelektualen e kullturuar, politikanen e emencipuar, disidenten e paharruar, atdhetaren përparimtare, gjirokastriten fisnike Musine Kokalari.
Me aktin flijues, dinjitetin njerëzor dhe idete e saj ajo po frymëzon në çdo kohë mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe vlerave atdhetare.
Musine Kokalari lindi ne Adana të Turqisë 18 Shkurt 1917 dhe ndroi jetë më 14 Gusht në Rreshen.
Vitet e qeëndrimit të saj në burgjet e diktaturës dhe ne internim flasin shpirtin e saj të madh të qëndresës, revoltës dhe sakrificave e panumërta në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane. Me focën e karakterit dhe dinjitetin e pashoq ajo përballoi terrorin e egër duke u konsideruar një nga legjendat simbol të qëndresës kundër diktaturës.
Te nderuar miq!
Duke patur objektiv të këtij aktiviteti promovimin e librit “Kronikë në Këngë” të Musinesë dhe dokumentarin kushtuar krijimtarisë së saj letrare, do të doja që jetën e saj plot klavare ta përmblidhja në letrën e saj në Fudnin e Jetës:
“Njoha kulturën demoktratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një Gjyq Special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej këtej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di çdomethënë familje. Ndoshta do të ishte më mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.Kështi merrnin fund edhe vuajtjet. me gjithë gjëndjen tragjike”
Te nderuar miq!
Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën së gjalli.. nuk ju kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?… Unë s,jam fajtore…”
Po atëherë pse u dënua Musinea??
-Së pari, sepse rridhte e përfaqësonte një familje të madhe atdhetare e intelektuale të Gjirokastrës.
-Së dyti, Musineja ishte një intelektuale, që ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të Rilind[sve tanë të mëdhenj, ajo kishte kulturë perëndimore, ndërkohë që ishte kundërshtarwe e çdp ideologjie totalitare dhe iu kundërvu si nazifashizmit ashtu edhe komunizmit.
-Së treti, Sepse Musine Kokalari u shqua edhe si politikane social demokrate, rivale politike e E. Hoxhës.
-Së katërti,ajo hartoi edhe Notën drejtuar qeverive demokratike perëndimore, për të mundësuar në Shqiperi zgjedhje të lira dhe pjesmarrjen e opozitës në to.
-Së pesti. Musine Kokalari nuk ishte dhe nuk u bë kurrë bashkëpunëtore apo vegël e E. Hoxhes, apo e Sigurimit të Shtetit.
-Së fundi, Musineja ishte nje kundërshtare e vendosur në bindjet e saj, që nuk u kthye kurrë nga rruga e saj, që nuk u nënshtrua, prandaj hakmarrja dhe ndëshkimi qen ë të pamërshishëm.
Te nderuar pjesmarrës:
Nuk më hiqet nga mëndja porosia e saj: Nëse vdes, ne valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. A to pak kursime dhe gjithcka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet te kkrijohet për punëtorët e krahut.”
Porosia e Musine Kokalarit është shumë prekëse, lënduese dhe domethënëse për çdp qytetar, kur kujtojmë raportin bdëshkues që diktatori kishte vendosur me bijtë më të shquar të qytetit.
Porosia e saj kapërcen vendlindjen dhe merr përmasa të dhimbshme për gjithë kombin!
Ajo është një thirrje ndërgjegjies kolektive, veprimit të përbashkët dhe kredos shqiptare.
Çfarë kemi bërë ne për Musine Kokalarin??
Në vitet e demokracisë Presidenca Shqiptare i ka akorduar asaj dekoratat më të larta si Martir i Demokracisë dhe Nderi i Kombit.
Në vitin 2000 Bashkia e Gjirokastërs i ka dhënë titullin “Nddei Qytetit” si dhe emrin e saj sot e mban Qëndra Kulturore.
Mbështetur në ditarin e saj u realizua në 2017 dokumentari ” Nusja me shifon të zi”
U realizua filmikisht “Riti i Kurbetit” i cili ju prezantohet vizitorëve vëndas dhe të huaj në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Artistët gjirokastritë i dedikuan martires Musine Kokalari krijimet e para në këngë popullore dhe në këngën e muzikës së lehtë:
1-Kënga Ditëlindja e burgosur me teks të Ilir llurit dhe muzik të Saimir Skëndulit, u k[ndua nga Xhelal Angoni.
2-Kënga polifonike “Nuse pa nusëruar” u këndua nga grupi “Argjiro”.
Në kuadër të 105 vjetori të lindjes së Musinesë u realizua në Gjirokastër projekti: Rikthim në shtëpi” në të cilën u promovuan dy elementë:
1-Jeleku popullor me të cilën Musineja ka pozuar ne një foto rinisë së saj.
-Libri ” Nënën Zejnebia”
Aktiviteti i sotëm sjell përsëri dy elemetë të rëndësishëm që lidhen me të magjishmen Musine:
1- Librin ” Kronikë në Këngë”
2-Dokumentarin “Zbukuruesja e nuseve Kako Pino”.
Muzika e filmit është kompozuar nga kompozitori i njohur gjirokastrit Saimir Skënduli. Montazhi është realizuar nga Vilson Kuçi. Skenari dhe rregjia janë të mikut tonë Ilir Lluri.
Unë mendoj se Gjirokastra dhe Shoqëria Shqiptare me gjithë refleksionin pozitiv në 30 vite, kanë ende shumë pët të bërë për rivlerësimin dhe plotësimin e testamentit të Musine Kokalarit.
-Së pari, rikonstruksionin e shtëpisë dhe kthimin e saj në Muze të dinjitetit të Vajzës Shqiptare.
-Së dyti, ndërtimi i bustit të kësaj heroine në një qendër të Gjirokastrës. Mos harrojmë se në vitin 1960 komuniteti ndërkombëtar e detyroi diktatorin ta nxirret atë nga burgu.
Le të falendrojmë me këtë rast Nderin e Kombit skulptorin Muntaz Dhrami për tre bocetat e skulpturës për Musinenë, të cilat janë një nxitje e madhe intelektuale për qeverinë, si dhe lehtësojnë edhe më shumë vendimarrjen e saj për ngritjen e shtatores së saj.
Të dashur miq!
Duke përfunduar fjalën në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Musine Kokalarit më lejoni të citoj një pjesë nga Lutja për viktimat e diktaturës shqiptare.:
“… Të lutem o Zot që ata të kenë gjetur paqen pranë Teje, në amshim!
Lutemi që çfarë ndodhi kurrë të mos përsëritet!”
Tiranë, më 10 Nëntor 2023.