Mbrëmjen e sotme Arjanit Rizajt i është bërë atentat në Ekuador ku ishte zhvendosur me familjen.
Ai është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.
Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00
Sipas të dhënave të policisë vendase, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.
Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me shpejtësi
Bashkëshortja e të ndjerit u tha hetuesve se bashkëshorti i saj nuk punon, pasi nuk ishte i legalizuar në vend dhe se i vinin para nga Shqipëria dhe nga një vëlla me banim në Kanada.