Në çdo skaj të kromozomeve tona shtrihet një “kapak” mbrojtës i quajtur telomere – funksioni i tij u zbulua nga laureatët e çmimit Nobel, Elizabeth Blackburn dhe Jack Szostak. Blackburn përdori teknikat e hershme të sekuencës së ADN-së për të treguar se telomeret përbëheshin nga pjesë të shkurtra dhe të përsëritura të ADN-së. Ajo dhe Szostak kryen një eksperiment që tregonte se telomeret nga një specie, një organizëm njëqelizor që banon në pellgje, i quajtur tetrahymena, mund të mbronte molekulat e ADN-së, ose mini-kromozomet, nga një organizëm shumë i largët, maja (shih figurën). Ndërsa ADN-ja e telomereve nga një organizëm, tetrahymena, mbronte kromozome në një tjetër, maja, kjo demonstroi ekzistencën e një mekanizmi themelor të panjohur më parë. Më vonë, u bë e qartë se ADN-ja e telomeres me sekuencën e saj karakteristike është e pranishme në shumicën e bimëve dhe kafshëve, nga ameba te njerëzit. Elizabeth Blackburn dhe Jack Szostak ishin të parët që treguan se sekuenca unike e ADN-së e përfshirë në telomere shërben për të mbrojtur kromozomet. Ata u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 2009 së bashku me Carol Greider.
Lexo më shumë: https://bit.ly/2HBe6Yh
Nga Nobel Prize