Deputetët e PD kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, në kuadër të aksionit opozitar.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.
Por, pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Midis tyre pati edhe konfrontim fizik dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve për të ndalur dhunën.
Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi e ka cënuar fizikisht.
Debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Dashnor Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je
Çollaku: Servil, legen
Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde
Çollaku: Je servil, bën si opozitar