Meta po fokusohet te mesazhet e biznesit për të fituar të ardhura, deklaroi Mark Zuckerberg në një telefonatë për bilancin e fitimeve të shoqërisë për tremujorin e tretë 2023.
Zuckerberg deklaroi se kompania po përpiqet të shfrytëzojë bots gjeneruese të mbështetur tek Inteligjenca Artificiale për bizneset, për rastet e përdorimit si shërbimi ndaj klientit.
CEO i Meta deklaroi se përdoruesit dhe bizneset ndërveprojnë më shumë se 600 milionë herë në ditë te platformat të tij.
Kjo është hera e parë që Meta ndan këtë metrikë gjatë një telefonate për bilancin e fitimeve. Ai megjithatë nuk e specifikoi se sa nga këto ndërveprime janë mesazhe për marketingun apo informuese për përdoruesit.
Megjithatë, Zuckerberg theksoi se më shumë se 60% e përdoruesve të WhatsApp në Indi, që është tregu më i madh për aplikacionet chat me më shumë se 500 milionë përdorues – i dërgon një mesazh një account-i biznesi.
Në veçanti, shumë pronarë të kompanive private përdorin edhe një account WhatsApp Business, që u lejon atyre të përdorin funksione si faqe kompanish, katalogë produktesh dhe përhapjen e mesazheve.
Meta fitoi 293 milionë dollarë në tremujorin e tretë 2023, me rritje 53% krahasuar me një vit më parë, falë mbi të gjitha platformës WhatsApp Business.
Në qershor, kompania njoftoi se WhatsApp Business numëron më shumë se 200 milionë përdorues aktivë në muaj.
Gjiganti i rrjeteve sociale ofron disa mënyra për të fituar nga mesazhet e biznesit. Së pari WhatsApp përcakton lloje të ndryshme mesazhesh dhe i tarifon bizneset në bazë të sesionit të bisedave. Kompania gjithashtu ofron click-to-message dhe click-to-WhatsApp.
Në fillim të këtij viti, Zuckerberg deklaroi se këto lloje reklamash arritën një normë vjetore prej 10 miliardë dollarësh, në rritje të vazhdueshme. Në muajt e fundit, WhatsApp njoftoi produkte për biznesin si mesazhe të personalizuara dërguar klientëve dhe WhatsApp Flows për t’u dhënë një përvojë blerje in-app më të pasur.
Meta synon të shfrytëzojë edhe IA gjeneruese në mënyrë që account-et e biznesit t’u përgjigjen klientëve për kërkesat për blerje dhe suport.
“Mendoj se kjo do të jetë një mundësi e madhe për IA-të e reja të kompanive, të cilat shpresoj se do t’i mundësojë çdo biznesi të krijojë lehtësisht një IA që njerëzit mund t’i dërgojnë mesazhe për t’i ndihmuar në tregti dhe suport”, – tha Zuckerberg.
/ Tech Crunch