Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ku ka komentuar kaosin e shkaktuar në Kuvend. Çuçi theksoi se sjellja e opozitës është demagogji pasi sot ishin për shqyrtim 6 nismat e ndërmarra nga opozita.
“Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre. Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.
Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”- tha Çuçi.