Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, në një deklaratë për mediat, kanë bërë sot prezantimin e raportit Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.
Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se raporti për Shqipërinë është më pozitivi dhe se në të theksohet ecuria e mirë e reformave të ndërmarra nga qeveria.
Po ashtu ajo shtoi se vihen në dukje edhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
“Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raporti është më pozitiv i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, theksoi ajo.