Vetëm pak ditë nga përmbytja e parë dhe kryeqyteti ka përjetuar ditën e sotme “apokalipsin” e dytë.
Reshjet e mëngjesit të sotëm e kanë nënshtruar përsëri Tiranën.
Pothuajse gjithë akset rrugore kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Trafiku i bllokuar, këmbësorët nuk gjejnë dot shteg për t’u ngjitur në trotuar.
Nëpunës, nxënës dhe studentë që kanë humbur orët e para të punës apo mësimit.
Kjo ka qenë gjendja sot dhe duket se rituali “vrasës” do të përsëritet çdo ditë dimri.