Përgatiti Kostantin E Luçi
Muret e Vatikanit, u ndërtuan për të ndaluar përdhosjen e Selisë së Shenjtë.
Muret e Vatikanit, kanë një histori aq të gjatë dhe sigurisht që historia e tyre ka qënë me qëllim mbrojtjen e Selisë së Shenjtë. Kjo histori, daton që në shekullin e 9-të, pikërisht në vitin 846, kur një flotë Saraçenësh ( term i përdorur gjatë periudhës së Mesjetës, për identifikimin e banorëve Agaristë të Afrikës së Veriut dhe më gjërë), e përbërë nga 73 anije dhe 11,000 ushtarë zbarkoi në portin e Ostias, në afërsit të qytetit të Romës, duke mos harruar që ata kishin dhe informacione të sakta për vendodhjen e vendeve të rëndësishme për të Krishterët Katolikë, vende që i ishin treguar nga tregtarët arabë që bënin tregti në Romë.
Edhe pse nuk arritën që të thyenin muret e vjetra të qytetit të Romës, ata arritën që të përdhosnin bazilikat e shën Pjetrit dhe shën Palit që ndodheshin jashtë mureve rrethuese të qytetit. Në këtë kohë, papa Leo IV ( 847-855) nisi ndërtimin e një sërë fortifikimesh, përgjatë bregut të lumit Tiber, ku dhe gryka e tij, u mbyll me zinxhir për të mbrojtur vendet e shenjta nga bastisjet dhe përdhosjet e mëtejshme.
Pasi përfunduan në vitin 852, muret e Vatikanit ishin 12 metra të larta. Këto mure nuk u ndërtuan për të mbrojtur Vatikanin nga banorët e Italisë ose Europës, por për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi dhe për periudhën në fjalë kjo ishte diçka normale dhe e drejtë.