“Pyet Shqipja lart në qiell
Pa më thuaj i ndrituri diell,
Ndonjë vënd në botë a ka?
Si ky vend krejt kala!”
…..
I shkon për shtat vetëm Matit. 8 nëntori për Matin dhe Matjanët është një datë e shënjtë!
Më 8 nëntor të vitit 1462, në Mat, është mbajtur një kuvend kishtar, me pjesëmarrës nga gjithë trevat e Arbërisë. Me rolin dhe përmasat, ky kuvend ishte i pari, dhe i veçantë në rolin e tij.
Nga ky kuvend, mësojmë se Zoti, Shqipëtarët i dëgjon dhe Mëshiron, edhe po ti flasin shqip!
Nga ky kuvend na ngeli formula e Pagëzimit:
“Unte paghesone premnit Atit et birit et spertit senit”.
Pal Engjëlli zgjodhi Matin! Zgjodhi kishën dhe zonën, ku do kryente punimet Kuvendi kishtar. Nuk mendoj se ishte rastësi! Ai zgjodhi vendin afër Stellushit. Zgjodhi Matin ! Matjanët duhet të ndihen krenarë. Ata kishin Princin e tyre, mbretin e Arbërisë dhe Epirit, që kishte marrë detyrën e shenjtë, të ruante lirinë e trojeve stërgjyshrore Pellazgo -Iliro -Arbërore. Matjanët kishin Gjergjin! I shërbenin pa mëdyshje. Ata i shërbenin në gardën personale, në kalorsëri, këmbësori e kudo që ju duheshin Princit të tyre.
Ndaj Pal Engjelli, ku ma mirë se në Mat, do i gjente të gjitha kushtet. ..!
Matjanët këtë datë, në ditët e sot’me, duhet ta kthejnë në një datë festive dhe pelikrinazhi!
Jo pa arsye e them këtë. Shteti nuk e mendon, dhe as i intereson! Historia jonë shkruhet me diktat. Historianët dhe Akademikët, janë me nga dy lugë në brez. Ndaj është detyra jonë! Është detyrë e çdo intelektuali Matjan, të evidentojë e ti shkruajë këto ngjarje. Ti lëmë pasuri historike tek brezat që na ndjekin pas ku : Zoti Mëshirë madhi, na ka dëgjuar dhe Mëshiruar, në gjuhën shqipe atje nga Mati, në kishën e Shën Trinës!
…..
Intelektualë, dhe gjithë Ju, Matjanë; Zoti na bekoi me një vend të mrekullueshëm! Ai vend, ka përjetuar ngjarje historike të përmasave ndërkombëtare nëpërmjet bijëve të tij.
Formula e pagëzimit nuk ka vetëm rëndësin e të shkruarit, ajo jep në hapsirë t’pafundme komunikimin e Arbërve me Zotin dhe vendin!