NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    14 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    2 days ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Deklarata e ish-kryeministrit Berisha: Jo kampeve të refugjatëve në Shqipëri
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha: Jo kampeve të refugjatëve në Shqipëri

Neutrale
Last updated: 2023/11/08 at 11:40 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Deklarata e Sali Berishës nga Selia Blu

“Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat.
Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali. Për Partinë Demokratike marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.
-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.
-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.
Por Shqipëria sot në narkoregjimin e Edi Ramës, është vendi i përqendrimit të mbi 90 përqind të pushtetit në duart e një njeriu, është vendi i mohimit të hapur i të drejtave kushtuese të qytetarëve dhe deputetëve të saj, është vendi i proceseve dhe burgosjeve politike.
PD deklaron se narkoregjimi i Edi Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të rejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është trajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në kampin e Manzës disa muaj më parë nga policia shqiptare.
Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë.
Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë.
Kështu që ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë në mënyrë katastrofale, trafiqet kriminale njerëzore, tregtinë e skllevërve, tashmë problematike në vendin tonë.
PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin.
PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht.
Edi Rama me tenderat, koncesionet, PPP-të e tij është i ëprfshirë në një mori aferash shumëmiliardëshe si ajo e djegësve apo e ndërtimit të Dubai City, 12 mijë apartamente në Portin e Durrësit, de jure me biznesmenin Al Alabar, por de facto me miliardat e narkoeurove të drogës të karteleve më të fuqishme si Sinaloa e Meksikës, të lidhura direkt me Edi Ramën si dhe me miliardat e vjedhura në kriptomonedha qytetarëve europianë nga ortaku direkt i Olsi Ramës, Amant Josifi, i arratisur edhe ky prej muajsh në Dubai.
PD shton këtu se Edi Rama është në hetim ndërkombëtar për skandalin me Charles McGonigal. Edi Rama në vitin 2017, korruptoi shefin e FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal, dhe e përdori dhe e pagoi atë për sulme kundër opozitës, konkretisht ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por e përdori atë edhe gjithashtu për vendosje gjobash shumëmilionëshe ndaj biznesmenëve në Shqipëri, nën kërcënimin se do blacklistoheshin nga SHBA.
Rama, me kërkesën e McGonigal, hoqi në kundërshtim me ligjet e vendit, licencën e një kompanie nafte, dhe ia dha një tjetër kompanie nafte, në zotërim të Oleg Deripaskës. Heqja e paligjshme e licencës i ka kushtuar vendit dhjetëra milionë dollarë gjoba në arbitrazh.
McGonigal ka pranuar plotësisht fajin përpara gjykatës së Uashingtonit, për gjashtë akuza për dosjen shqiptare, në të cilat është bashkëfajtor direkt, njëlloj Edi Rama, këshilltari i tij Dorian Duçka dhe Agron Neza, ish-oficer i policisë sekrete shqiptare.
PD deklaron se në këto kushte, Edi Rama është i aftë të firmosë dhe të bëjë gjithçka për veten e tij që të fitoj sadopak mbështetje që nuk e meriton.
Duke shprehur mirënjohje më të thellë dhe konsideratën më të thellë për Italinë mike, kombin italian dhe autoritetet italiane, PD deklaron se nuk mund të pranojë një marrëveshje që vjen në shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve dhe marrëveshjes bilaterale shqiptaro-italiane për refugjatët.
PD garanton Italinë, popullin dhe autoritetet e vendit mik, se ajo sikundër sot, mbetet e vendosur të punojë ngushtë me ta në çdo fushë, për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me bregun tjetër të Adriatikut.
Shqipëria për Italinë ka nevojë për investime, ka nevojë për turistë dhe ata janë shumë të mirëpritur”, shpreh Berisha

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
9 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
13 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
13 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
13 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
14 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?