Cilatdo qofshin arsyet, kjo është një e drejtë ekskluzive e tij.
Se si erdhi Shehaj në PD këtë unë nuk e di.
Por erdhi si biznesmen, me origjinë të djathtë, u votua masivisht (nga më të votuarit), dhe mbajti qëndrim opozitar mjaft pozitiv.
Konkuroi në 2021 për kryetar PD, dhe mori mjaft vota. Edhe pse komisionet i shtuan votat për Bashës (nuk po them se i vodhën votat Shehajt).
Mbrëmë deklaroi se nuk është pjesë e PD.
Nuk më erdhi aspak mirë. Sepse në 2021 e votova për kryetar PD pa asnjë mëdyshje.
Po konstatoj me keqardhje që nepër rrjetet sociale po anatemohet gjithandej për këtë vendim tijin.
Kulmi i absurditetit kur disa nga kritikët më të ashpër të Shehaj janë pikërisht ata që manipuluan votat për Lulzim Bashën në dëm të Agron Shehajt.
Ajo që mund të them është se PD nuk e ka luksin t’i largohen deputetë të rangut Shehaj. Sepse perceptimi publik për Agron Shehajn është ku e ku më pozitiv se sa për disa pragmatistë e servila, që fshihen pas posteve që mbajnë në PD.
PD ka nevojë pikërisht për këtë perceptim pozitiv të njerëzve.
Sepse fitorja e opozitës ka nevojë për rreth 800 mijë vota…
(Sa për dijeni nuk kam asnjë lloj njohjeje personale me A.Shehajn, përveçse opinion pozitiv. Aq më tepër që një politikan aq i pasur sa Shehaj nuk ka nevojë për mbrojtjen time, pasi mund të sigurojë një mbrojtje shumë më profesionale.)
*Autori ka qenë kryetar i PD Lezhë