Duke lënë për një moment spekullimet e perditshme, le të themi me realitet ato që ne dimë për aktualitetin shqiptar sot në Shqipëri .
Nisur nga të dhëna faktike të jetës së përditshme shqiptare është e pothuajse e sigurtë që:
1.Në Shqipëri mund të sigurohen lehtë armë luftarake dhe eksplozivë te llojeve të ndryshme.
2.Në Shqipëri mund të gjesh apo kultivosh lehtë drogë të çdo lloji.
3. Në Shqipëri mund të fshehësh lehtë persona të dyshimtë ose me veprimtari kriminale , ku çdo vit zbulohen raste të tilla.
4. Në Shqipëri mund të prodhohen lehtë dokumenta fallso , çdo vit në vend zbulohen me dhjetra individë dhe laboratorë për fallsifikim dokumentash.
5. Në Shqipëri mund të ndryshosh lehtë idenditetin , pasi çdo vit zbulohen dhjetra raste të tilla.
6. Në Shqipëri mund të integrohesh në biznes, media dhe politikë me identitet të ndryshuar ,sot është e ditur nga të gjithë , që figura publike të biznesit, medias dhe politikës kanë identitete fallso pas karrierash kriminale në vende të tjera.
7. Në Shqipëri mund të rekrutosh relativisht lehtë njerëz për punë të paligjshme, për shuma relativisht të vogla parash ,një sërë vrasësish me pagesë në gjykim apo të dënuar janë prove reale në jetën e perditshme.
8. Shqipëria është vend i rëndësishëm i tranzitit të trafiqeve ndërkombëtare, përfshi atë të drogës dhe njerëzve ku çdo muaj në Shqipëri dhe vende fqinje kapen ngarkesa masive droge dhe zbulohen rrjete të organizuara të trafikut që veprojnë edhe në territorin shqiptar.
9. Shqipëria është një vend ku pastrohen relativisht lehtë para ,pasi një pjesë e madhe e ndërtimeve dhe bisneseve janë financuar me para me origjinë të dyshimtë.
10. Në Shqipëri ekzistojnë grupe të rëndësishme kriminale që kanë kapacitetin të paralizojnë ose dekonspirojnë aksionet e policisë dhe të vetë qeverisë.
11. Në Shqipëri strehohen kriminelë të dënuar apo kërkuar ndërkombëtarisht, shumica e tyre qytetarë shqiptarë.
12. Në Shqipëri krimi ka depërtuar politikën deri në nivelet më të larta ku tashmë është publike dhe e njohur,se kriminelë të njohur kanë arritur të zgjidhen edhe deputetë, pa u kontestuar apo ndalur nga akush.
13. Shqipëria është një ndër vendet me shërbimet më të pafta dhe më të dobëta të zbulimit dhe luftimit të krimit në Europë,të dhënat e fundit statistikore tregojnë se Shqipëria ka mangësi në kontrollin e hyrje-daljeve nga vendi.
14. Shqipëria është një ndër vendet me korrupsionin më të lartë në Europë,sistemi gjyqësor është tërësisht i korruptuar.
15. Shqipëria ka disa zona në varfëri ekstreme dhe rekrutimi i personave në këto zona është shumëi lehtë.
Kujdes !