Përshtati Aberi Kajo
Mos u çuditni, ne jemi në një shoqëri që mendon:
Kush rrit dele dhe lopë është bari dhe injorant.
Dhe kush rrit mace dhe qen është i arsimuar, i vetëdijshëm dhe i kulturuar.
Ajo që e pikëlloi më shumë ishte varfëria,
Ajo dëshironte të shkonte në shkollë si gjithë fëmijët.
Ajo dëshironte të vishte rrobat e shkollës dhe të mësonte.
Kur ishte ulur vetëm, duke u kujdesur për delet e saj, ajo pyeste veten se, çfarë do të vinte më pas.
Një udhëtim nga varfëria dhe mjerimi, në sukses dhe përsosmëri.
Najat Belkacem është një vajzë e varfër marokene që jeton me familjen e saj të thjeshtë dhe fiton jetesën e saj nga kujdesi për delet.
Babai e mori dhe emigroi në Francë për të gjetur një jetë më të mirë me familjen e tij.
Kërkesa e vajzës së vogël ishte për të shkuar në shkollë, si gjithë fëmijët, dëshironte që ajo të mbante një libër.
Po, thjesht vetëm një libër është ëndrra e saj më e madhe.
Kushtet financiare të babait u përmirësuan dhe një ditë ai shkoi në shtëpi dhe përqafoi vajzën e tij dhe i tha, që nesër do të shkosh në shkollë.
Fëmija e përqafoi… Tani dëshira e saj u bë realitet.
Dhe ajo shkoi në shkollë…
dhe gjëja e mahnitshme është se ajo vite më vonë u bë Ministre e Arsimit në Francë.
Ajo postoi një fotografi të deleve të saj që kullotnin dhe shkroi nën të:
”Nuk më vinte kurrë turp për varfërinë dhe fëmijërinë time, por më vinte turp për mosshkuarjen në shkollë.”
Të jesh i sigurt,se për aq kohë sa je duke punuar për qëllimin tënd, do ta arrish atë një ditë.
(Postet e mëparshme: Ministre e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit, Francë (2014–2017), zëdhënëse e qeverisë franceze (2012–2014), Ministre e të Drejtave të Grave të Francës (2012–2014)