Startupi xAI për Inteligjencë Artificiale në pronësi të Elon Musk do të lansojë modelin e tij të parë me AI për një grup të përzgjedhur të shtunën, deklaroi të premten Musk.
Ja si e trajtojnë mediat e ndryshme këtë “rivalitet”
Kjo vjen gati një vit pas debutimit të chatbotit ChatGPT me Inteligjencë Artificiale, që shpejt fitoi popullaritet në mesin e përdoruesve në mbarë botën, transmeton Telegrafi.
ChatGPT u lansua nga kompania OpenAI, ku shefe e teknologjisë në këtë kompani është inxhinierja shqiptare Mira Murati.
Fotografia që po bën xhiron në internet – shqiptarja Mira Murati e ulur pranë Bill Gates gjatë një eventi teknologjik
Musk kishte bashkëthemeluar OpenAI në vitin 2018, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.
“Në disa aspekte të rëndësishme, ai (modeli i ri i xAI) është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në platformën e tij të mediave sociale X.
Ndryshe, lansimi i ChatGPT-s bëri që shumë gjigantë teknologjikë të shtyjnë synimet për të ndërtuar modele të ngjashme me Inteligjencë Artificiale; në mesin e tyre janë Meta dhe Google.
Garës, tani iu bashkua edhe miliarderi Musk duke krijuar startupin xAI