Deputetët e opozitës edhe sot po protestojnë në Komisionet Parlamentare.
Arsyeja e debatit të sotëm janë mbledhjet që po zhvillohen online kur deputetët janë prezent në sallë.
Debate të ashpra ka patur në Komisionin e Ligjeve.
Në momentin kur deputetët e opozitës janë futur në sallë kanë gjetur disa nga kolegët e tyre të PS, ndërsa mbledhja po bëhej online.
Deputeti Saimir Korreshi u është drejtuar kolegëve me një fjalor tepër të rëndë: O plehra.