Ndryshe nga kockat e të moshuarve, të cilat thyhen edhe nga një forcë e vogël për shkak të osteoporozës ose osteopenisë, kockat e fëmijëve janë elastike e të qëndryeshme e aspak delikate.
Në shumicë frakturat e femurit tek fëmijët shkaktohen nga rrëzimet në lartësi ose dëmtimet e tjera qëllimshme.
Abuzimi konsiderohet shkaku më i mundshëm tek fëmijët e moshës më të vogël se 2-3 vjeç.
E thënë ndryshe thyerja e kockës së vogëlushes 3-vjeçare, nuk ka shanc të ketë ndodhur rastësisht apo nga vizorja e edukatores.
Ngjarja me siguri është shumë më e rëndë nga sa raportohet.
Këto ngjarje mjerisht kanë ndodhur disa herë nëpër kopshte fëmijësh, jetimore e azile.
Mirë do ishte që tek këto shërbime primare të ishte ndjenja e pasionit, por mjaftonte të ishte durimi, e fundit frika para ligjit (e cila në fakt as ekziston në gjithë këtë zinxhir të mallkuar social që kemi ngritur)!!!