Franko Krroqi, kandidati i PD-së, inxhinieri që mundi ish-udhëheqësin e fundit komunist Ramiz Alia në zgjedhjet e para pluraliste më 31 mars 1991.
Me fitoren e PD-së në 22 mars 1992 u emërua zv.ministër i industrisë dhe minierave e mbas një viti u dekretua Ambasador i Shqipërisë në Kroaci
Viti 1994, data 28 nëntor 1994.
Ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë hapi ekspozitën për të prezantuar disa nga punimet e Arkitekt Gjon Krroqi, diplomuar në Torino, Itali
Kujtimet e mëposhtme nga inxhiniere Suzana Krroqi Mako:
Ekspozitë e organizuar nga Ing.Franko Gjon Krroqi ish Ambasador në Zagreb, Kroaci.
Ky Ekspozim u bë për të nderuar me një prezantim të Veprës së rëndësishme në fushën e Arkitekturës Popullore Shqiptare, të Atit të Tij Arkitekt Gjon Krroqi, për punën tepër të kualifikuar e thellësisht profesionale.
Vepra duke u bërë e njohur edhe jashtë vendit, do të kontribuojë për njohen e kulturës së një Populli, i cili mbijetoi në shekuj sepse kishte kulturën e tij.
Veprat e Arkitekt Gjon Krroqi-t kanë vlera të veçanta, të rëndësishme e të papërsëritshme, konsiderohen historike e kombëtare.
Ekspozita u përurua me rastin e 82 vjetorit të Ditës së Flamurit të Shqiperisë dhe 900 vjetorit të qytetit të Zagrebit, në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare në Republikën e Kroacisë dhe Byroja Arkitektonike Centar 51, Zagreb.
Franko me shumë përkushtim hapi për herë të parë Ambasadën dhe kreu detyrën e Ambasadorit nga viti 1994 -1996 në Zagreb, Kroaci.
Me aftësi profesionale të pa diskutueshme, realizoi në standartet më të larta, në mënyrën më perfekte çdo detyrë e angazhim gjatë gjithë jetës.
Franko mbetet institucioni i përkushtimit, simbol i sigurisë në vetvete, i modestisë dhe i punës vetmohuese në miniera.
Franko zotëronte thellësi intelektuale, fisnik me vlera kombëtare, krenaria e inteligjencës e jetoi jetën me dinjitet e krenari, me kurajo e bëri histori.